• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i McGonigal në SHBA/ Gjiknuri: Drejtësia amerikane e ka zbardhur çështjen, nuk faktohet përfshirja e autoriteteve shqiptare

by Java News
25/01/2023 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjinkuri ka folur në konferencën e sotme për shtyp edhe për arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal.

I pyetur për lajmet që qarkullojnë ku thuhet se ai ka lidhje me Shqipërinë, Gjiknuri tha se është një rast që po hetohet nga drejtësia amerikane dhe se nuk faktohet përfshirja e autoriteteve shqiptare.

Gjiknuri theksoi se kreu i PD-së Sali Berisha e lidh çdo ngjarje botërore me Ramën dhe Rusinë dhe kërkon të largojë vëmendjen nga “21 Janari” duke u marrë me një çështje, që sipas tij nuk i takon Shqipërisë.

Pyetje: Gjatë ditës së djeshme CNN dhe VOA  thanë  se arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Mc Gonigal ka lidhje me Shqipërinë, po ashtu se Nick Muzin zhvillonte veprimtari nga kompania e kontraktuar nga PD, cili është komenti juaj?

Gjiknuri: Kjo nuk ka lidhje me konferencën megjithatë si përfaqësues i lartë i PS-së, do flas nisur nga faktet e drejtësisë amerikane. Së pari është një tymnajë e fortë për të sfumuar pikërisht këto ngjarje dhe fakte të 21 Janarit. Së dyti mendoj se drejtësia amerikane e ka zbardhur atë çështje, ai ka qenë drejtues i lartë i zyrës më të rëndësishme të FBI-së në SHBA sepse mbulon financat botërore.

Zyrtari i lartë ka qenë njeri shumë i rëndësishëm dhe akuzohet për lidhjet e tij me pagesa të një oligarku rus dhe nuk ka lidhje me Shqipërinë, nuk faktohet përfshirja e autoriteteve shqiptare. Ajo e Nick Muzin, pavarësisht se aty s’përmenden emrat por poi  drejtohet gishti, rasti i është nënshtruar drejtësisë amerikane dhe asnjë se ka hedhur poshtë se paratë kanë origjinë ruse.

Etiketohet qartë se PD e asaj kohe ka përfituar para ruse, është një provë e faktuar. Problemi ka të bëjë se sa drejtë e ka zbatuar një zyrtar amerikan detyrën e tij por jo të bësh fajtor kryeministrin e Shqipërisë dhe zyrtarë të tjerë që e kanë takuar.

Mos të ngatërrojmë dosjen e provuar të Muzin me çështje të tjera që janë duke u hetuar. Ky lajm ka rëndësi për Amerikën dhe nuk ka lidhje me gjëra të Shqipërisë, jo këto historitë qesharake të Sali Berishës dhe ky që na lëvizka të gjithë zinxhirin e çështjes së Muzin apo aq më tepër të një zyrtari, kundër interesave të Amerikës.

Këto janë nga ato filmat thriller që vetëm në mendjen e Berishës ekzistojnë, deri dje thonin Soros tani na doli një amerikan. Gjithë ky komplot na dilka se u bëka nga zyra e Edi Ramës. Berisha mund të jetë rusofil por hiqet si rusofob. Çdo ngjarje e lidh me Ramën dhe Rusinë, të tilla gjëra ka thënë gjithmonë. Ai hiqet si rusofob dhe çka ka në mendje do tia atribuojë tjetrit. Këto janë lidhje rastësore që nuk kanë lidhje. Është si ai i mbyturi që kapet pas një dege kashte kur lumi e ka marrë.

/s.f

 

Next Post
Qëlloi me çifte 28-vjeçarin, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Grabitet një shtëpi në Krujë, 2 persona kanë marrë një shumë prej 800 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In