• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Veliaj: Raste të tilla lidhen gjithmonë me PD dhe LSI

by Java News
12/05/2023 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar aktin e shitblejes së votës nga ana e kandidatit të dyshes Berisha-Meta në Himarë. Në një intervistë për Top News, Veliaj tha se qartazi sa herë ka histori me shitblerje votash, lidhet gjithmonë me PD-në ose me LSI-në.

“E kam ndjekur lajmin në qytetin e Himarës, siç kam ndjekur edhe lajmin te Fresku, ku ishin zyrtarët e ish LSI-së ata që po merreshin me këtë punë. Unë kam përshtypjen se automatikisht, sa herë dëgjon raste të tilla, ti e di gjithmonë që lidhet o me PD-në, o me LSI-në. Pyetja për shumë njerez, ndoshta naïve, është: “Si nuk iu mbarojnë paratë? Kanë kaq vite në opozitë dhe vazhdojnë e blejnë vota?! Qartazi mendojnë se mbështetja publike, dashuria e popullit blihet dhe nuk e kuptojnë se ndoshta, për të qenë një forcë e besueshme duhet të punosh, të tregosh se ke disa rezultate. Tirana ka treguar se i shpërblen ata që punojnë, i shpërblen ata që thonë të vërtetën”, deklaroi Veliaj.

Veliaj, që është dhe drejtues politik i qarkut, u shpreh se akoma më e rëndë është shitblerja e kombit, duke bërë deklarata për helenizim të tokave shqiptare. “Në qoftë se i referohemi rastit të Himarës, dua të theksoj diçka, që ajo që është e rëndë në Himarë nuk është shitblerja e votës, sepse është po aq e rëndë ajo e Himarës me këtë të Freskut, apo raste të tjera, ku kemi pasur fenomene të tilla. Gjëja më e rëndë është që personi që angazhohet, ka bërë akte, për mendimin tim, akoma dhe më të dënueshme, edhe pse shitblerja e votës është absolutisht e dënueshme dhe duhet të mbajë përgjegjësi secili, por akt akoma dhe më i dënueshëm është shitblerja e kombit, shitblerja e vendit, fakti që ti thua që një tokë shqiptare do ta helenizosh, apo do bësh gjëra të kësaj natyre. Ndaj në kategorinë e shitblerjeve, në kategorinë e krimeve, jo çdo krim është në të njëjtin nivel. Krimi i shitblerjes së vendit është më i rëndë sesa vetëm i votës. Ndaj, unë besoj se gjëja më e rëndë në pyetjen e parë që ju bëtë, nuk është shitblerja e votës, është shitblerja e atdheut”, theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se Tirana tipikisht shpërblen në votime ata që punojnë dhe jo ata kandidatë që thonë gjëra të paarsyeshme, vetëm për të gënjyer për vota. “Nuk besoj se ka njeri iluzione që në Tiranë këto parti, PD dhe LSI, mund të blejnë vota dhe të ndryshojnë rezultatet. Tirana është një realitet shumë, shumë i madh, por edhe një realitet që ka një inerci. Tirana tipikisht shpërblen në votime ata që punojnë, ata që janë më këmbë në tokë, ata që nuk thonë apo nuk bëjnë petulla me ujë dhe nuk thonë gjëra komplet të paarsyeshme, vetëm për të gënjyer për vota. Në Tiranë, gjithmonë e më pak, shohim fenomene të tilla. Jam krenar për Tiranën sepse tregon që qytetaria dhe niveli i civilizimit në Tiranë është i tillë që as nuk i qas personazhe të kësaj natyre. Për ne situata të tilla në Tiranë janë përralla nga e kaluara sepse besoj se dinjiteti me të cilin sillen qytetarët e Tiranës është mbresëlënës dhe jam krenar për këtë”, tha Veliaj./m.j

Next Post
VIDEO/ Dy punonjës të Bashkisë Shkodër kapen me 50 pako ushqimore në furgonin e Drejtorisë Arsimore! Dyshohet se…!

VIDEO/ Dy punonjës të Bashkisë Shkodër kapen me 50 pako ushqimore në furgonin e Drejtorisë Arsimore! Dyshohet se...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In