Në Greqi është ngritur alarmi në lidhej me shqiptarin Esmin Ferhati, i njohur me nofkën “Esco”, kreu i disa bandave kriminale shqiptare në shtetin helen.
Teksa “Esco” ndodhet në spital, raportohet se të besuarit e tij po përpiqen ta nxjerrin nga aty sa më shpejt, që ai t’i shpëtojë dhe prangave.
“Protothema” raporton se jashtë spitalit kanë mbërritur dy makina me 10 shqiptarë, të cilët lëviznin në mënyrë të çuditshme dhe janë vënë re menjëherë nga policia.
Policia ka bërë thirrje për përforcime, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipi i dytë i OPKE-së, gjë që ka bërë që dy makinat të largohen me shpejtësi, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë lëvizur mbrapsht në rrugët e ngushta.
Nga ana tjetër, policia ka arritur të lokalizojë një shqiptar, i cili nuk ka arritur të hipë në një nga automjetet dhe është fshehur në një rrugicë. Dyshohet se ky shqiptar është xhaxhai i të plagosurit dhe është dërguar në nëndrejtorinë e Sigurimit të Athinës.
Ditën e djeshme në spitalin ku po trajtohet “Esko” ka hyrë një shqiptar duke kërkuar informacion nga mjekët për gjendjen e të plagosurit. Ajo që po shqyrtohet është mundësia që ky të jetë një operacion i organizuar për ‘rrëmbimin’ e kreun e mafies shqiptare.
Burime policore bëjnë me dije sa i përket ruajtjes së Eskos, nuk është bërë një organizim i mirëfillte dhe se janë vendosur vetëm 5 policë në gatishmëri në ambientet e spitalit ku po mjekohet.
Esko u arrestua disa ditë më parë bashkë me 31 persona të tjerë, në kuadër të operacionit antidrogë.
Ai u arrestua në një kampus universitar, ku dyshoht se strehoheshin 3 banda, dy prej të cilave kishin në krye Esmin Ferhatin, i cili u qëllua me armë zjarri nga një oficere policie, pasi tentoi të largohej nga zona për të mos u arrestuar.












