• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestimi i Eldi Dizdarit dhe vrasja në Elbasan, Artan Hoxha: Ekzekutimi është mesazh që s’do ketë më mëshirë

by Ardit Rada
17/09/2020 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gramoz (Dritan) Rexhepi është njeriu kryesor, ‘truri’ që akuzohet se është pas bandës që transportonte kokainën nga Amerika Latine për grupet e tjera në Europë dhe deri në Dubai.

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e Abc News hodhi më shumë dritë mbi organizimin dhe funksionimin e kartelit.

“Eldi Dizdari është një njeri që ka drejtuar operacione të mëdha, ka qenë grosist, jo shpërndarës, ka furnizuar disa grupe. Ai vetëm ka lidhur fijet, Eldi ishte furnizuesi. Unë kam folur me Gramoz Rexhepin direkt, e kam idenë se cfarë përfaqëson. Është kapur në një grup për rreth 278 kg kokainë, i gjithë grupi sot ka dalë nga burgu, i vetmi i dënuar me 13 vite është Gramoz Rexhepi, që ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Kuito, Ekuador, ku ndodhen edhe dy bosët më të mëdhenj të Ekuadorit“.

Por si funksionon një kartel?

“Një kartel përbëhet nga disa grupe dhe organizata, karteli në vetvete, hiq atë Sinalos të El Capos, apo tjetri, kanë detyra të ndara, por nuk kanë një lider, që merr të gjitha vendimet. Gramoz Rexhepin e kërkon Anglia, Franca, Belgjika, Italia.

Ai është në burgun që e kontrollojnë ata dhe jo policia. Ai është i izoluar dhe pjesën operacionale jashtë e kryejnë të tjerë njerëz. Ai akuzohet si njeriu i kontaktit, që të bëhet blerja.

Gramoz (Dritan) Rexhepi është njeriu kryesor që ka kontakte në Amerikën Latine. Në Ekuador ka shumë shqiptarë, kanë ndodhur shumë vrasje vitet e fundit. Nuk ka qenë njeri që kishte qejf të ekspozohej, ai ka dashur që rrijë në hije. Akuzohet se ka siguruar ngarkesat atje. Jam kurioz si do i lidhë prokuroria italiane, do të kërkohet ekstradimi i tyre në Itali dhe gjykimi do të bëhet në Itali” tha Hoxha.

Operacioni i iniciuar nga policia italiane u shtri në 10 shtete, duke çuar pas hekurave 30 persona, 10 nga të cilët shqiptarë, mes të cilëve Eldi Dizdari në Dubai, ndërsa 5 të tjerë u arrestuan në Shqipëri. Nga 2015 karteli, sipas autoriteteve italiane ka trafikuar tonelata kokainë, ndërsa janë sekuestruar miliona euro.

Vrasja e vëllait të Talo Çelës

Artan Hoxha ka komentuar edhe vrasjen e vëllait të Talo Çelës.

Ky i fundit është shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit.

Po ashtu Çela është përfolur edhe si i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Haxhia pak muaj më parë në Durrës.

Megjithatë, Hoxha thekson se Çela i njihte vëllezërit Haxhia, por rezulton se nuk ka gisht në ekzekutimin e tyre.

Sipas gazetarit, vrasja e vëllait të Talo Çelës është një mesazh për të treguar se nuk do të ketë më mëshirë.

“Në  rastin vëllezërve Haxhia  u përmend Talo Çela.

Mua më rezulton se Talo Cela i njeh vërtet, por nuk është ai që i ka goditur. Personat Haxhia dhe vëllai i Talo Çelës sot janë njëra palë.

Në zonën e Elbasanit  nuk është një situatë normale.

Nuk është njësoj si ngjarjet që po ndodhin në Rrëshen.

Vrasja e sotme ka treguar se nuk do të ketë mëshirë më për askënd.

Pra nuk do të goditen vetëm kundërshtarët, por çdo njeri i tyre.

Po bëhet e njëjta gjë si në veri. Talo Çela është një person i kërkuar, nuk është aq i rrezikshëm.

Vrasja e vëllait të tij do të thotë që kundërshtarët nuk do të falin”, u shpreh Artan Hoxha.

/e.rr

Next Post
Prishja e Teatrit Kombëtar/Reagon BE: Na vjen keq që institucionet nuk morën parasysh dialogun

Ligji anti-shpifje, reagon Soreca: Ndryshimet të bëhen sipas rekomandimeve të Venecias, do ndjekim çdo zhvillim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In