• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestimi i djalit të ish-deputetit/ Policia sqaron ngjarjen: Nuk e liruam ne…

by A R
15/06/2022 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Lëzhës ka reaguar për ngjarjen e arrestimit të djalit të ish-deputetit socialist, Dashamir Peza.

Përmes një njoftimi Policia sqaron se 36 vjeçari është ndaluar në Lezhë gjatë ditëve të festivalit UNUM ndërsa i janë gjetur disa doza të vogla lëndë narkotike.

Sipas policisë, i riu është shoqëruar dhe dërguar në dhomat e paraburgimit në DVP Lezhë, deri në momentin që është dërguar në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për seancën gjyqësore.

Policia shpjegon se për shtetasin e lartpërmendur janë kryer të gjitha veprimet hetimore procedurale konform procedurës standarte, në mënyrë të paanshme dhe ligjore.

Masa ‘arrest shtëpie’ , 36 vjeçarit i është dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, Lezhë.

Lezhë / Sqarim

Në lidhje me disa lajme të postuara në rrjete sociale mbi kapjen e shtetasit G.P. në Shëngjin me datë 02 qershor 2022 të cilët i janë gjetur sasi të vogla lëndësh narkotike, dhe pretendohet se është lëshuar pas disa orësh nga Policia, sqarojmë se :

Me datë 02.06.2022, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, gjatë aktivitetit UNUM Festival 2022, në Shëngjin, në postbllok në hyrje, është ndaluar për kontroll fizik shtetasi G.P. 36 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale sasi të vogla lëndësh narkotike.

Pas këtij konstatimi, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, janë kryer të gjitha veprimet procedurale hetimore, duke arrestuar në flagrancë shtetasin G.P. për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe materialet procedurale në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime mëtejshme.

Nga momenti i arrestimit, shtetasi G.P. ka qëndruar në dhomat e paraburgimit në DVP Lezhë, deri në momentin që është dërguar në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për seancën gjyqësore për vleftësim të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë.

Në seancën gjyqësore, Gjykata e ka vleftësuar të ligjshëm arrestin e kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, të shtetasit G.P., duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore të caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata, po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve është bërë ekzekutimi i Urdhërit të Prokurorit për zbatimin e Vendimit të Gjykatës, ku shtetasi G.P. është dërguar në banesën e tij i shoqëruar nga shërbimet e policisë.

Gjithashtu, informojmë se, arrestimi i tij si dhe i disa shtetasve të tjerë të dyshuar për vepra të ndryshme penale, gjatë ditëve të zhvillimit të festivalit, janë publikuar në webin zyrtar të Policisë së Shtetit, ëëë.asp.gov.al/ raporti ditor i ngjarjeve policia e shtetit 3 qershor 2022.

Gjithashtu, edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është dhënë njoftim përmbledhës mbi rezultatet e mbylljes së aktivitetit.

Në përfundim, theksojmë se, si për rastin e shtetasit të lartpërmendur, ashtu edhe për të gjitha rastet e tjera, nga Policia e Lezhës, janë kryer të gjitha veprimet hetimore procedurale konform procedurës standarte, në mënyrë të paanshme dhe ligjore.

/a.r

Next Post
Lufta bëhet në gjunjë

Të gjitha epokat nisin në vitin ‘45

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In