• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Berishës/ Zbardhen vendimet e Kryesisë: Të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar! Ja çfarë do ndodhë me Gaz Bardhin

by Java News
21/12/2023 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e shtunë në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Rithemelimit. Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Kryesisë, të thirrur nga Sali Berisha, të cilit po sot (21 dhjetor) iu hoq imuniteti

Burimer bëjnë të ditur se sa i përket riorganizimit të partisë, u vendos krijimi i 4 rajoneve, të cilët do të drejtohet nga 4 koordinatorë.

Ndërkohë do të ftohen në organizim edhe Gazment Bardhi dhe deputetët që e mbështesin atë.

Berisha në fjalën e tij para anëtarëve të Kryesisë tha se “Na duhet një ripërshtatje e shpejtë. Duhet ta konceptojmë qëndresën tonë si një betejë të atyre që guxojnë”

Berisha teksa iu referua vendimit te sotem te Kuvendit, qe i hoqi mandatin tha se reagimi i Edi Ramës dëshmon tmerrin që ai ka nga opozita e vërtetë.

“Reagimi i Edi Ramës dëshmon tmerrin që ai ka nga opozitë e vërtetë. Edi Rama është në llojin e tij një hajdut dhe diktator. Në tërësi, është vështirë të ndash diktatorin nga hajduti dhe hajdutin nga diktatori, sepse diktatorit i duken të gjitha pronë e tij dhe ndihet i lirë të vjedhë, të shpërdorojë, të abuzojë mbi pasuritë e shqiptarëve, por problemi më themelor është sepse ai ka arritur t’u konfiskojë votën e lirë shqiptarëve dhe pikërisht me këtë mekanizëm ka vrarë pasivisht shpresën te qytetarët shqiptarë”, tha nder te tjera Berisha.

KUVENDI I HOQI IMUNITETIN

Kuvendi autorizoi sot (21 dhjetor) Prokurorinë e Posaçme për arrestimin e Sali Berishes, person nën hetim për çështjen e Klubit Sportiv Partizani.

Ky hap i ri u hodh, pasi ai nuk respektoi masën e mëparshme për detyrim paraqitje, duke e quajtur atë si antikushtetuese. Autorizimi i Kuvendit u përcoll menjëherë në SPAK, ku prokurorët pritet të vendosin për masën e re të sigurisë, që do t’i kërkojnë Gjykatës së Posaçme për Berishen.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e ftoi deputetin Sali Berisha të merrte fjalën për të dhënë shpjegimet e veta mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e tij, por ai nuk pranoi, ndërsa kërkonte që punonjësit e shërbimit të largoheshin nga salla.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro kërkesën e Prokurorisë së Posaçme mbi autorizimin për arrestimin e deputetit Sali Berisha përmes zëvendësimit të masës së sigurimit./m.j

Next Post
Scholz mbështeti Shqipërinë, mediat greke kërkojnë arsyet: Nuk e kupton që SPAK mund të përdoret politikisht

“Tërheqje pas presioneve të Mitsotakis”/ Kryeministri reagoi pas vendimit të GJKKO, media greke: Rama njeh Belerin si kryetar bashkie të Himarës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In