• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Arrestimi i Berishës dhe tre axhendat e Foltores

by Skënder Minxhozi
13/12/2023 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Sali Berishës, politikanit më të fuqishëm të vendit në tre dekada tranzicion, po zbulon edhe më tej një aspekt delikat të brendshëm të asaj që konsiderohet si Foltorja dhe që ka pasur dhe ka një rol vendimtar në situatën që ky fraksion opozitar kalon sot. Shumë media u morën me detaje në këto orë, pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit, me sjelljen, deklaratat apo qëndrimet e politikanëve kryesorë të Foltores ndaj arrestit të Berishës. Dhe ka një arsye. Janë këta deputetë e zyrtarë të Foltores të cilët tani e tutje mesa shihet do të duhet ta vijojnë luftën me qeverinë, pa prezencën fizike të kreut të tyre. Dhe ky është një problem themelor për një grupim që arsyen bazë të egzistencës ka pasur dhe ka qenien e Sali Berishës në “qoshen” kryesore të partisë.

Ky tërmet politik i pritshëm, zbulon sot atë që dihej prej kohësh: dalja në skenë e fraksionit të Foltores, e cila mori jetë me rikthimin e Berishës në politikën aktive në vjeshtë të vitit 2021, kishte dhe ka brenda vetes disa shtresëzime, interesa dhe frymëzime. Nuk ka qenë vetë reagimi ndaj linjës anemike të Bashës, por edhe shumë arsye të tjera që çuan në formimin e këtij grupimi.

Ajo që sot hiqet si një korigjim radikal i rrymës së zbutur të Lulzim Bashës, apo që e shet veten si “opozita e vërtetë”, ka qenë e gjitha e përfshirë për thuajse një dekadë brenda projektit Basha në krye të PD. Berisha ishte avokati dhe garantori kryesor i Lulzim Bashës në çdo humbje elektorale. Të tjerët që sot tallen me të dhe e fyejnë, kanë qenë gjithashtu mbrojtës të flaktë të tij në çdo studio debati apo podium politik. Askush nuk hapi gojë derisa në fushë zbritën amerikanët me “shotganin” e tyre diplomatik, listën e non gratave.

Në mënyrë të përmbledhur, tre janë axhendat politike që i kanë dhënë formë në dy vitet e fundit Foltores, e që mund të jenë njëherësh edhe shkaku i shthurjes së saj në muajt në vijim. Më e para është axhenda personale e Sali Berishës. Në rikthimin e tij të tre viteve më parë Berisha u tregua i sinqertë. Pranoi se nuk kishte ndërmend të angazhohej në një karrierë të dytë politike, por po e bënte këtë sepse i ranë në qafë amerikanët. Me fjalë të tjera, i duhej një foltore (siç e quajti më vonë krijesën e vet), një zyrë dhe një flamur pas shpine, për të mbrojtur veten dhe familjarët nga shpallja non grata.

Siç pritej, kjo axhendë e njeriut më të fuqishëm të opozitës, ju imponua gradualisht edhe vetë opozitës. Nëse shohim vetëm fundin e këtij procesi, arrestimin e dhëndrrit të Doktorit, që u pasua menjëherë më pas me luftën e karrigeve dhe flakadanëve në Kuvend, kuptohet qartë se fati personal i Berishës është axhenda kryesore shtytëse e Foltores. Gjithçka tjetër vjen më pas dhe është më pak e rëndësishme. Përfshirë ardhjen ose jo në pushtet!

Axhenda e dytë brenda fraksionit Berisha është shumatorja e karrierave politike të ndjekësve kryesorë të Berishës. Ka aty militantë të vjetër që vijojnë t’i përmbahen vendimit të vjetër për të ndjekur Doktorin, pa e vënë në diskutim besën politike që kanë me të. Ashtu siç pastaj aleatë hileqarë dhe sypërmbysur të orës së fundit, të cilët kanë kuptuar se Lulzim Basha është një lëvozhgë boshe, pa vota. Disa prej tyre ngritën hunjtë kundër ish-kryeministrit në 8 janarin e famshëm 2022, kur falangat e Foltoristëve mësynë selinë e partisë. Ashtu siç nisën gradualisht tërheqjen kur kuptuan se në zyrën e Lulit kishte mbetur vula dhe stema zyrtare, pa votues dhe pa peshë politike.

Ky soj ndjekësish të Berishës, dikur të rreshtuar në atë që njihej si poli i tretë, përbën sot materien më të paqëndrueshme. Janë afruar me Doktorin për të marrë një mandat parlamentar në zgjedhjet e ardhshme (Luli nuk zgjedh dot veten, jo më ne!), duke pritur njëherësh me skuthllëk ditën kur zyra e Berishës të boshatiset, për ta marrë dhe atë. E dinë moshën e shtyrë të tij, janë koshientë për hallet që ka me drejtësinë dhe për faktin që nuk ka për të fituar më kurrë një palë zgjedhje, pas kataklizmës së 14 majit. E megjithatë rrinë aty sepse duan të fitojnë pa mund sa të munden nga mijëra votat radikale që ka ende pas vetes Sali Berisha.

Axhenda e tretë, padyshim më e vërteta dhe e sinqerta, janë militantët demokratë që ende refuzojnë t’i heqin syzet politike të marsit 1992. Është ajo masë jo e vogël e votuesit të dikurshëm të PD që e “pështirosur” nga drejtimi tetëvjeçar i Lulzim Bashës, kthen kokën pas drejt Berishës. Nostalgjia dhe emocionet venë në lëvizje këtë axhendë, me shpresën iluzive të një rikthimi në pushtet me Doktorin majë kalit të bejetës.

Dëmtimi gradual dhe plasaritjet që po merr axhenda e parë e Foltores, ajo e fatit personal të Berishës, afërmendsh do të kushtëzojë edhe fatin politik të dy axhendave të tjera. Është një situatë cilësisht e re që krijohet me izolimin fizik të liderit historik të PD, e cila mund të bëhet dramatike nëse Berishës do t’i ndalohej edhe komunikimi virtual me botën e jashtme.

Foltorja e ditës kur Berisha do të hyjë në izolimin e SPAK, do të nisë të jetë shumë e ndryshme nga partia e sotme që përpiqet t’i japë mesa mundet tonin jetës opozitare. Largimi fizik i Berishës në një hapësirë ku liritë janë të kufizuara, do t’i lerë pasuesit e tij të mbetur pa motivin kryesor shtytës. Ashtu siç do të ftohë edhe më tej votuesit e djathtë që do të kenë rastin të kuptojnë se edhe ky rikthim i shumëpërfolur i Sali Berishës kishte brenda shumë emocion dhe naivitet dhe pak ose aspak llogari dhe taktikë politike largpamëse.

Next Post
Relacioni i SPAK për Berishën/ I akuzuar për korrupsion pasiv, dënohet me burgim nga 4 deri në 12 vjet

VIDEO/ Avokatët: Berishës i ndalohet përdorimi i facebook nëse arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In