• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestimi i 39-vjeçares, reagon AZHBR: Distancohemi nga ky rast, nuk ka lidhje me institucionin tonë

by A R
29/12/2022 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

39-vjeçarja Viola Sterjo u arrestua të mërkurën nga policia e Korçës, pasi u kishte marrë shuma të mëdha parash me premtimin se do të përfitonin fonde për ndërtimin e hoteleve dhe resorteve. Sterjo ka kërkuar shuma parash duke premtuar që do të ndërhynte për të marrë grantin tek AZHBR.

Por drejtuesja e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Eranda Selmanaj, ka reaguar për Klan News ku thotë se institucioni që drejton distancohet nga ky rast. Ajo mohon që Sterjo të ketë pasur ndonjë lidhje ligjore apo institucionale dhe kontakte me AZHBR.

“AZHBR në fakt është vënë në dijeni të rastit të shtetases Viola Sterjo gjatë ditës së djeshme nëpërmjet medias në dijeni të këtij lloj abuzimi që ajo ka bërë për shkak të pozicionit që ka patur. Më konkretisht ka shfrytëzuar pozicionin e saj publik për të ndikuar në institucionet shtetërore. AZHBR distancohet nga ky rast, që do të thotë, nuk ka asnjë lloj lidhje ligjore, apo lidhje të ngushtë me këtë shtetase në asnjë lloj bashkëpunimi, që do të thotë, asnjë lloj marrëdhënie institucionale apo kontakt për AZHBR me shtetasen e mësipërme, e cila ka rezultuar tashmë si mashtruese për fondet e AZHBR. Ajo ka përdorur emrin e AZHBR, por në të vërtetë nuk ka asnjë lloj lidhje, të paktën sipas institucionit ku ne ndodhemi tani. Pra kjo shtetase nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi dhe asnjë lloj lidhje me këtë institucione që do të thotë gjithçka ka qenë mashtrim i saj”, raportoi gazetari Maksi Rama.

AZHBR ka thënë për Klan News se zbaton me korrektësi dhe transparencë të plotë çdo kriter të përcaktuar nga ligji.

“Zbatohet me korrektësi dhe transparencë të plotë çdo kriter të përcaktuar nga aktet ligjore dhe nënligjore për dhënien e financimit në programet që zbaton, pra çdo lloj programi që jepet, çdo lloj projekti që lëshohet në bashkëpunim me AHZBR ka një sërë hallkash që ndiqen në mënyrë ligjore dhe procedurale dhe është e pamundur që këto gjëra të kalojnë në mënyrë fiktive siç ka ndodhur me shtetasen e mësipërme, e cila ka pretenduar se ka lidhje me këtë institucion. Gjithmonë AHZBR, siç thuhet nga ky institucion zbaton në përpikmëri aktet procedurale dhe ligjore”, raportoi gazetari.

Sipas gazetarit, Sterjo ka shfrytëzuar pozicionet e mëparshme të punëve duke “u shitur” sikur ka lidhje me këto institucione.

“Prej shumë vitesh nuk ka patur kontakt direkt me këtë institucione. Ato fonde që ka pretenduar se mund t’i ofrojë apo ndërhyjë kanë qenë fiktive”, raportoi gazetari.

Viola Sterjo dyshohet se arritur të përfitojë shumën 365 mijë Euro me premtimet e rreme.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Dhjetor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In