Policia e Shtetit vazhdon aksionin për arrestimin e Kelmend Balilit. Pas aksionit të para pak ditëve me 200 punonjës, policia e shtetit është rikthyer në fshatin ku jeton Balili në Stjar dhe në resortin luksoz ‘Santa Quaranta’.
FNSH, punonjësit e Vlorës dhe të Sarandës kanë kontrolluar banesën e Balilit në Stjar dhe resortin turistik. Për Kelmend Balilin u lëshua urdhër arresti pak ditë më parë nga prokuroria, ndërsa vonesa për arrestimin e tij është kritikuar ashpër edhe nga ambasadori amerikan në Tiranë gjatë ditës së djeshme. Donald Lu e cilësoi si të papranueshëm faktin, që Balili lëviz ende i lirë pas urdhër arrestit, që u lëshua me vonesë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij u arrestuan para 7 muajsh në Greqi.
ma.me