KUKES- Tifo grupi “Armata e Veriut” së bashku me disa qytetarë nga Tirana, por edhe zona të tjera të veriut janë mbledhur dhe po protestojnë para Komisariatit të qytetit verilindor.
Kërkesa e tyre është që të lirohen të 23 personat e arrestuar nga policia si shkaktarë të dhunës dje në Rrugën e Kombit.
Protestuesit dje kundërshtuan dhe goditën efektivët e policisë, ndërsa dogjën edhe kabinat e shoqërisë koncesionare ku parashikohet që të paguhet taksa në Rrugën e Kombit. (Shqiptarja.com)










