• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimet e zyrtarëve të lartë, Rama: Do të mbaja përgjegjësi vetëm nëse…

by A R
07/05/2024 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhur me arrestimet e zyrtarëve të lartë të PS-së, kryeministri Rama thotë se nuk ka pse të mbajë përgjegjësi pasi kjo e fundit është individuale. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me ministrat dhe grupin e PS-së, Rama thotë se do të duhej të mbante një përgjegjësi të madhe morale nëse nuk do të kishte punuar për ta çuar para Reformën në Drejtësi, teksa shton se kjo nuk ka ndodhur pasi SPAK po godet në të gjitha anët dhe jo vetëm kundërshtarët e tij politikë.

Edi Rama: Një llum që lidhet duam apo nuk duam ne, edhe me ne. Llum nga shtëpia jonë. Përgjegjësia para ligjit vetëm individuale. Para ligjit kur ka përgjegjësi për shkeljen e ligjit, para popullit kush ka përgjegjësi për të dhënë llogari për çfarëdo qoftë sa herë është nevoja deri kur populli t’i vijë radha të bëjë llogaritë e mandateve që ka bërë. Ja tani dhe llogaridhënia ime për atë që thashë: Mua do të më duhej të mbaja sot një përgjegjësi të madhe morale nëse do të kisha dashur vërtetë ta kisha kapur drejtësinë për llogarinë e pushtetit të kësaj partie, nëse Reforma në Drejtësia nuk do ja kishte hapur lindjes së SPAK ose nëse gryka e re e zjarrit të drejtësisë do të godite kundërshtarët e kësaj partie dhe kësaj qeverie, atëherë do të ishte problem dhe po do të ishte përgjegjësia morale para atyre që na besuan me të drejtë dhe nuk do i zhgënjejmë për Reformën në Drejtësi.

Po përgjegjësi morale pse drejtësia nuk po shikon as majtas dhe as djathta, por vetëm drejtë? Pse stukturat e drejtësisë po godasin para nesh, kjo është absurde. Kjo është absurde sepse për këtë kemi punuar dhe kjo po ndodh. Nuk kemi ditur emra, por kemi ditur që duke u tërhqur nga kontrolli i drejtësisë, asnjë emër nuk ka më asnjë rëndësi. Sa të fajshëm apo të fajshëm. Unë jam i pari kryeministër që ja kam lënë në dorë ta thotë vetëm drejtësia. Kjo parti dhe kjo qeveri e hapin gojën vetëm për të mbështur SPAK dhe Gjykatën Speciale. Ky proces hetimesh është shumë larg së qenuri të përsosur, ka edhe rrëshqitjet e veta, por pavarësisht, kjo parti do të vazhdojë të mos komentojë për çështjet nën hetim nga SPAK. 

/a.r

Next Post
FOTO NGA AJRI / Kjo është pjesëmarrja në protestën e sotme para Bashkisë Tiranë

FOTO NGA AJRI / Kjo është pjesëmarrja në protestën e sotme para Bashkisë Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

March 9, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

March 9, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit”, Berisha zbulon orën e protestës: Dita e përmbysjes së narkoregjimit

March 9, 2026
Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

March 9, 2026
“Epsteini” ynë

Belinda Balluku sot nuk është e mbrojtur nga Rama apo PS, por nga Erion Veliaj

March 9, 2026
Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

March 9, 2026
Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

March 9, 2026
Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

March 9, 2026
Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

March 9, 2026
Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In