• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimet e inspektorëve të dyshuar për korrupsion, reagon IMT Tiranë: Janë shkarkuar nga detyra!

by B K
27/08/2025 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Tiranë, ka reaguar pas operacionit të SPAK dhe të Policisë, ku janë arrestuar dy inspektorë të dyshuar për korrupsion dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

IMT Tiranë shkruan se distancohet nga ngjarja dhe se ka marrë masa duke i shkarkuar edhe nga detyra punonjësit e akuzuar.

“Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, pas hekurave përfunduan Gerald Fucia dhe Edmond Çela, ndërsa janë shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, Klajdi Zhilla dhe një tjetër.

Këta zyrtarë dyshohet se kanë marrë para nga një subjekt për tendat e vendosura në hapësirat publike.

Reagimi i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Tiranë:

Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast.

Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra.

Theksojmë se ky rast nuk përfaqëson punën dhe misionin e IMT-së. Institucioni ynë mbetet i përkushtuar të vijojë punën me integritet, transparencë dhe profesionalizëm, në shërbim të interesit publik dhe në mbrojtje të territorit.

IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij.

IMT tirane reagim

Next Post
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Beteja e Albin Kurtit me Kosovën i ngjan një beteje për jetë a vdekje mes dy armiqve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH: Pagesat elektronike në rritje/ Më shumë transferta në banka dhe Home Banking

March 10, 2026
Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

March 10, 2026
Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

March 10, 2026
Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

March 10, 2026
Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

March 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

March 10, 2026
“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

March 10, 2026
E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

March 10, 2026
NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

March 10, 2026
Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In