Kreu i bashkisë së Lezhë, Fran Frrokaj, është shprehur i qetë pas vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër, edhe pse do të vazhdojë të jetë në arrest shtëpiak deri në përfundim të hetimeve.
Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Ora News Bepin Kolvataj, Frrokaj tha se vendimi i sotëm është një hap para drejt lirisë, pasi ka hequr mbikqyrjen policore dhe do të jetë i lirë të komunikojë me persona të tjerë.
Fran Frrokaj: Nuk do të shprehem, drejtësia të veprojë, do ta kërkojmë në shkallë të tjera. Mendoj që do të jenë më të drejta.Vendimi i sotëm është një hap përpara drejt lirisë, drejtësisë. Por besoij se drejtësia e plotë do të gjendet në shkallë të tjera. Pasi të plotësohen hetimet për të cilat unë jam që të plotësohen.
I pyetur nëse ky ishte një sulm politik ndaj tij, Frrokaj ka këtë koment.
“Jo nuk do shprehem në këtë drejtim, të mbarojnë provat dhe në fund fare… Nuk kam asnjë lloj përgjegjësie absolutisht do të vazhdoj të kërkoj pafajësinë deri në fund.
a.ç










