• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arratisja nuk të shpëton më! Kush abuzon me fondet e BE do dënohet me deri në 7 vjet burg

by A R
01/08/2025 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush abuzon me fondet e Bashkimit Evropain do të dënohet me tre deri në 7 vjet burg. Nëse ai që shpërdoron fondet fshihet ose arratiset, dënimi ndaj tij do të dyfishohet. Janë këto disa nga parashikimet e reja dhe të ashpra ndëshkuese të përfshira në draft-Kodin e ri Penal.

“Këto masa janë të domosdoshme. Në shumë raste, fondet e BE-së janë shpërdoruar në mënyrë të fshehtë ose nuk kanë mbërritur kurrë tek përfituesit realë. Tashmë, kush guxon të abuzojë, do të përballet me ndëshkime të rënda dhe të menjëhershme”, tha për A2 CNN, ekspertja për ekonominë Romina Radonshiqi.

Kodi i Ri penal parashikon gjithashtu masa më të ashpra ndëshkuese për të gjithë zyrtarët publikë që bëjnë korrupsion. Në raport me Kodin Penal në fuqi, dënimet për ata do të dyfishohen.

“Rritja e dënimeve për zyrtarët që abuzojnë me pushtetin është një hap i rëndësishëm. Nëse duam të ndërtojmë institucione të forta dhe të besueshme, korrupsioni nuk mund të trajtohet më si një shkelje e lehtë.”

Masat ndëshkuese ashpërsohen gjithashtu ndaj individëve të cilët kryejnë veprimtari të pa-lejuara me kriptomonedhat apo ngrenë skema mashtrimi me deklarimin e taksave dhe tatimeve.

“Edhe kriptomonedhat janë pjesë e një ekonomie në zhvillim, por pa rregulla të qarta ato mund të kthehen në mjet për pastrim parash dhe mashtrime fiskale. Është momenti që ligji të veprojë edhe në këtë sektor.”

Në një vend ku çdo euro e ndihmës ka peshën e një mundësie për zhvillim, abuzimi nuk do të jetë më një histori pa autor. Kodi i ri Penal nuk është thjesht një dokument me nene – por një sinjal i qartë se loja me fondet publike ka marrë fund.

Next Post
DETAJE: Vrasja e Hoxhës, 42-vjeçari i arrestuar në Vlorë siguroi armën dhe ndihmoi autorin të arratisej në Greqi

DETAJE: Vrasja e Hoxhës, 42-vjeçari i arrestuar në Vlorë siguroi armën dhe ndihmoi autorin të arratisej në Greqi

Comments 1

  1. Anonymous says:
    7 months ago

    K/hajduti eshte i pari,qe duhet te denohet per fondet e be,lule shtyrydhja e k/hajduti vollen 180 milion euro.Nji pjese te ktyre milionave,e moren invesitorte strategjik,gjerq luci e tjerte, si gjergji,pjesen tjeter ja dha k/hajduti lule shtrydhes.Kjo me kto miliona ka ndertuar vila,hotele e resorante lulsoze ne juge te shqiperise.Edhe ne Tirane,ka bere jo pake ndertime,shume kateshe,edhe kto me miratimin e k/hajdutit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In