• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arratisja nga hija

by Ardit Rada
16/12/2020 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Si mund të arratisen nga hija e tyre?

Kësaj here opozita që zhvillon herë pas herë terror në qytet, kishte një shans brilant. Në momentin kur një djalosh 25 vjeç, Klodian Rasha, u shpall i vrarë nga arma e një polici, këta duhej të nxitonin sa te Haxhi Rasha (babai) aq edhe te publiku. Të dyve t’u flisnin me të njëjtën gjuhë: ‘Zotërinj, ne jemi ata që ishim, por sot do t’u shërbejmë tjetër gjë!’.

Do të më ngjante me personazhin e Albert Kamysë në librin me titull ‘Rënia’. Ai erdhi dhe iu drejtua tjetrit: ‘Zotëri, a mund t’ju ofroj shërbimet e mija pa rrezikun që të dukem i bezdisshëm?’.

Por opozita, sa mori vesh ngjarjen, erdhi me hijen e vet të frikshme që mban si zhguall prej shumë vitesh. Kushedi sa herë kjo opozitë i ‘ka shtënë në zemër’ tmerrin njeriut. Kjo është hija. Tani sapo shihet ndonjë lëvizje, njerëzit tremben si në ëndërr.

Në këtë ‘qytet’ të madh ku lëvrijnë të gjitha: e keqja dhe e mira, virtyti dhe vesi, maxhorancë dhe opozitë, vrasësi dhe viktima, frika dhe shpresa…, këtu disa mbajnë si pelerinë hijen ndërsa të tjerë vrapojnë të arratisen nga hija.

Kush po ikën nga hija?

Qytetarët e Tiranës tanimë mund t’i quash ‘të gjithë’. Sepse të gjithë duan të arratisen nga hija e dhunës dhe e shkatërrimit, sa herë gjëmon andej nga opozita. Kësaj here qytetaria e kryeqytetit u bë sa një grusht përballë 90 a 100 njerëzve që iu sulën qytetit, kinse në nderim të Klodjanit’. Po pse u bënë sa një grusht? Sepse dhuna bubulloi nga bulevardi; njerëzit normalë tremben e bëhen sa një grusht kur ka frikë. Shoqëria jonë sapo ka nisur të zbutet e të vijë vërtet te ‘sapienca’. Në periudhën pas vitit ’92, kjo ishte hera e parë që shoqëria nuk u gjend në pozita ‘heroike’. Domethënë ia dolëm, polisi paska qytetarë!. Këta, që janë ‘të gjithë’, arratisen prej hijes së keqe.

Pastaj arratisen grupe të vegjël:

Arratisen fëmijët. Këta fëmijë që u shfaqën në bulevard si dhunues të lodrave dhe magjisë së Krishtlindjeve, këta akoma nuk janë terroristë. Këta, edhe pse të përdorur nga opozita politike, në fakt po tentojnë të arratisen nga vetvetja. Pjesa më e madhe e tyre jetojnë në familje të varfër, me prindër- o në grindje mes tyre o të papunë, ndoshta pa shkollë dhe pa kujdes shëndetësor. Prandaj edhe sulmuan atë që u mungon: Lodrat e vitit të ri, shkolla, semaforë, ndriçimin rrëzëllitës. Kështu ranë në hijen e opozitës  dhe u deformuan.

Pastaj arratisen gazetarët.

Prej dy a tre ditësh po flitet se policia ka ndaluar dhe ka dhunuar gazetarë që u ndodhën në protestë. Njërin prej tyre njoh, Mili Xhanin e KJ, për të cilin mund të them se është sa profesional edhe nobel. Hija e dhunës që rëndon mbi gazetarët tanë, në dy dekadat e para pas 90, është nga më të tmerrshmet edhe mes vendeve ku sundon terrorizmi islamik. Mili i KJ ka një arkiv të madh përpara: Janë vrarë gazetarë, është djegur në zjarr redaksia e gazetës, i janë gjymtuar përjetë kolegët paraardhës, janë burgosur kolegët modele të tij, janë marrë ‘rifuxho’ mbi makina të gjithë gazetarët në një natë dhe janë plasur në qeli. Gazetarët sot kanë të drejtë të ikin nga hija e keqe, madje të tremben sapo të shikojnë policinë.

Duan të arratisen edhe liderët e dhunës.

Këta janë ‘zotërinj’ dhe të pasuruar e duan të shfaqen ‘lordë’ para një publiku të ‘klonuar’, ku nuk i njeh askush. Para këtij publiku do të bëjnë ofertën: ‘Zotërinj, a mund t’ju ofroj shërbimet e mija pa rrezikun që të dukem i bezdisshëm?’, si më parë. Domethënë që t’i ikin hijes së tyre. Mirëpo askush nuk u beson më; ata dogjën Shqipërinë dy a tre a katër herë, terrorizuan njeriun, u zhytën në korrupsion, vranë kundërshtarë… Tani jetojnë në parajsën e tyre të grabitur. Por parajsa ka hije të keqe mbi të gjallët që kanë mbetur pas. Ata duan t’i ikin hijes së tyre duk e djegur përsëri vendin, dhe atëherë askush nuk do të ketë as trupin as  kujtesën.

Ja, kjo është e tëra, kur ata na dalin përpara ‘me të njëjtën pamje të bezdisshme’./a.p

Next Post
Stresi ju lut Ilir Metës që të dilte në shesh, reagon Monika Kryemadhi

Stresi ju lut Ilir Metës që të dilte në shesh, reagon Monika Kryemadhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet”, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet”, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In