Një ditë më parë një 28-vjeçar u arratis nga Gjykata e Vlorës fill pasi gjyqtari dha vendimin për dënimin e tij me 3 vite e katër muaj burg.
Mikel Kasa mundi t’i shpëtojë policëve dhe u largua me vrap.
Raportohet se dy punonjësit e Policisë së Burgjeve që kishin detyrë ruajtjen e tij janë ndaluar.
Bëhet me dije se dy punonjësit e ndaluar janë Gjolek Hodaj dhe Granit Zani.