Një grup e qytetarësh në Shkup kanë protestuar para Qeverisë dhe kërkojnë përgjegjësi për arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, raporton INA.
Gjithashtu ata kërkojnë edhe arrestimin e Sasho Mijallkov, ish- drejtorin e DSK-së dhe kushëririn e Gruevskit. Arratisja e Nikola Grevskit për në Budapest, ku dhe kërkon azil politik ka ngjallur reagime të shumta. Ministria e Drejtësisë u shpreh se po përgatitet dokumentacioni i nevojshëm për ekstradim, pas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme se Gruevski gjendet në Hungari. Gruevski është dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre.
ma.me