• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arratisja e dy personave nga Komisariati i Elbasanit, ‘e pësojnë’ inspektorët e Policisë. Ja lëvizja e AMP

by A R
15/01/2025 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona, të shoqëruar si të dyshuar për vjedhje, janë arratisur nga dhomat e shoqërimit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit në datën 31-dhjetor të vitit të kaluar.

Pas arratisjes u bë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L., shkruan A2 CNN.

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nisi hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.

Në datën 31, u ndalua një inspektor i Policisë dhe u proceduan penalisht dy të tjerë, lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkohë ditën e sotme AMP ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” për 3 punonjës të tjerë të policisë, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” për punonjësit e policisë të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” si më poshtë vijon;

➡️ N/Komisar Th.T., me detyrë Specialist për rendin pranë Komisariatit të Policisë Elbasan

➡️ Inspektor A.L., me detyrë Ndihmës Specialiste pranë Zyrës së Informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan

➡️ Inspektor A.B., me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë pranë DVP Elbasan.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga AMP, dyshohet se këta punonjës policie, në mospërmbushje të rregullt të detyrave të tyre funksionale, me veprime dhe mosveprime, nuk kanë marrë masa për parandalimin e arratisjes nga dhomat e sigurisë / shoqërimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, të shtetasve N.L. dhe E.P., ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të dyshuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 31/12/2024 Drejtoria Rajonale e AMP-së ka bërë ndalimin me iniciativë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Dh.D., me detyrë Trupë shërbimi vend roje në dhomat e shoqërimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë për “Shpërdorim i detyrës” edhe punonjësit e policisë Inspektor A.H., me detyrë Trupë shërbimi vënd roje në DVP Elbasan dhe Inspektor A.B., me detyrë Përgjegjës i Dhomave të Sigurisë në DVP Elbasan.

Vijojnë veprimet hetimore për nxjerrjen e përgjegjësive për punonjës të tjerë të policisë në DVP Elbasan.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Whatsapp 069415151

Next Post
Vrasja që tronditi Kosovën, vëllai i Liridonës: Fëmijët kanë kuptuar gjithçka

Vrasja që tronditi Kosovën, vëllai i Liridonës: Fëmijët kanë kuptuar gjithçka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD proteston sërish nesër/ Policia: Specifikoni kur do ta mbyllni tubimin, nuk lejohen personat e maskuar

February 9, 2026
Diplomatët në testim të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre, çfarë parashikon ligji i ri për shërbimin e Jashtëm

Diplomatët në testim të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre, çfarë parashikon ligji i ri për shërbimin e Jashtëm

February 9, 2026
Pretendimi i Viktor Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

Pretendimi i Viktor Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

February 9, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

February 9, 2026
Reagimi i Ramës për vendimin e Kushtetueses, Berisha: Kërcënoi gjykatës dhe prokurorë

Reagimi i Ramës për vendimin e Kushtetueses, Berisha: Kërcënoi gjykatës dhe prokurorë

February 9, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

U dhunua në një pikë karburanti, policia identifikon njërin prej autorëve që goditën avokatin Kujtim Cakrani

February 9, 2026
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

February 9, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Heshtja e pushtetit prej letërsisë me ‘Kodin e Da Vinçit’ në realitet me ‘Kodin e Epstein-it’

February 9, 2026
“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

February 9, 2026
1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In