Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke ngritur në këmbë të gjithë policinë për kërkimet dhe kapjen e tij, pasi cilësohet si kontingjent me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas informacioneve fillestare, i burgosuri arriti të arratiset nga klinika kirurgjikale, në rrethana ende të paqarta.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçar, me origjinë shqiptare, i cili po trajtohej i vëzhguar dhe shoqëruar me roje, por që arriti të arratisej në rrethana të paqarta.

Incidenti ka shkaktuar trazira në komunitetin lokal dhe ka ngritur alarmin midis forcave të policisë që marrin pjesë në kërkim, informon media vendase.

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Kostur dhe përgjatë kufirit, pasi dyshohet se ai mund të rikthehet në Shqipëri për t’u fshehur.

Sipas informacioneve, Prokuroria është informuar për incidentin dhe pritet një urdhër për të publikuar detajet dhe foton e 28-vjeçarit të arratisur

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.