Sipas raportimeve, hetuesit rusë kanë bastisur shtëpinë e gazetares së njohur ruse dhe ish-kandidates për të zëvendësuar Putinin në presidencë, Ksenia Sobchak.
Sobchak u bë gazetare përpara se të konkurronte në zgjedhjet presidenciale të Rusisë në 2018 si një sfiduese liberale dhe të përfundonte me rreth 1.7% të votave.
Sot, autoritetet ruse deklaruan se kontrolli në shtëpinë e Sobchak në Moskë ishte pjesë e një hetimi për keqbërje të dyshuar nga drejtori i medias së saj, Kirill Sukhanov, i cili u arrestua më herët.
Agjencitë shtetërore të lajmeve TASS dhe RIA-Novosti thanë se Sobchak kishte ikur nga Rusia, me TASS që pretendonte se kishte blerë bileta për në Dubai dhe Turqi për të mashtruar autoritetet, por përfundimisht u largua për në Bjellorusi, nga ku u zhvendos përfundimisht drejt Lituanisë./m.j