Një gjarpër një metër i gjatë u arratis në qytetin francez të Rennes, duke tmerruar banorët e zonës. I quajtur Isis, ‘pitoni mbretëror’ u largua nga apartamenti ku jetonte, që ndodhet në një bllok banimi në Rue du Pré Perché, në qendër të qytetit, të martën.
Në ndërtesat përreth u vendosën menjëherë shenja paralajmëruese për banorët që të mos i linin fëmijët vetëm në zonat e gjelbra.
I zoti i zvarranikut, duke folur për gazetën Ouest France, tha se kishte kërkuar në çdo cep të apartamentit. Ai tregoi se e kishte blerë gjarprin 2 vjeç, në mënyrë të ligjshme 6 muaj më parë dhe theksoi se nuk ishte i rrezikshëm.
Pavarësisht kësaj, banorët e zonës janë të shqetësuar se Isis mund të jetë fshehur në zonat e gjelbrat jashtë pallateve.
“Ndoshta nuk është agresiv, por është e frikshme“, tha një banor i zonës.
Pitonët mbretëror e kanë origjinën nga Afrika Perëndimore dhe Qendrore dhe mbahen gjerësisht si kafshë shtëpiake. Këto lloje gjarpërinjsh janë pitonët më të vegjël nga Afrika. Maksimumi i gjatësisë që mund të arrijnë është 182 centimetra.
/a.r