• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arratisen nga burgu falë dronit!

by Java News
10/11/2016 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy kriminelë të rrezikshëm kanë organizuar një arratisje moderne nga burgu i Pentonville në Londër, në zemër të kryeqytetit britanik, duke marrë një mjet prerës nga aparati fluturues, me të cilin prenë hekurat e qelisë.

LOnder
Matthew Barker (majtas) dhe James Whitlock, dy të arratisur nga burgu londinez

Ashtu si në një film. Ashtu si në filmin e kohëve moderne “Arratisje nga Alkatrazi”.  Por kjo ka ndodhur në zemër të Londrës. Dy të burgosur të rrezikshëm, arritën të shpëtojnë nga burgu i Pentonville, një nga burgjet më famëkeqe të kryeqytetit, i vendosur në Caledonian Road, një rrugë në afërsi të stacionit hekurudhor dhe rrugës metropolitane “Kryqi i Mbretit” dhe ngjitur me “St Pancras Station”. Pra, një nga zonat më të ngarkuara të qytetit, në mes të lagjeve të modës Camden dhe Islington. Nuk është vetëm vendi ku ndodhej burgu ajo që ka befasuar, por edhe plani i pabesueshëm dhe i teknologjisë së lartë të përdorur nga dy të burgosurit për të shpëtuar, shkruan shqip.

Matthew Barker, 28 vjeç, i dënuar për tentativë vrasjeje, dhe James Whitlock, 31, i cili ishte duke vuajtur një dënim për vjedhje, sa për të cituar dy akuzat e fundit të një serie të gjatë të krimeve, u arratisën në natën në mes të dielës dhe të hënës. Disa ditë më parë, në bazë të rindërtimit të ngjarjes sipas shtypit, një dron kishte lëshuar një mjet të mprehtë që shërbente për prerjen e diamanteve në oborrin e burgut gjatë orës së ajrimit.. Një nga dy të burgosurit, ose një bashkëpunëtor, e kapi dhe e fshehu atë në qelinë e përbashkët të Matthew dhe James në katin e pestë. Duke përfituar nga rrethanat e jashtme për të mbuluar zhurmën, të dy kanë prerë shufrat e dritares së qelisë, pastaj duke i kanë lënë më pas ato në vend deri sa përmbushën misionin e tyre.

Natën e arratisjes, mbështollën dhe lidhën me njëri-tjetrin një çarçaf për të formuar një litar të fortë e të mjaftueshëm dhe fshehën rrobat e tyre nën krevat për të dhënë përshtypjen e të qenit në gjumë. Duke dalë nga dritarja, ata kanë përdorur një tub të jashtëm që i ka çuar pranë një parvazi të një dritareje dhe më pas kanë ecur pak mbi të para se të hidheshin në çatinë e ndërtesës së burgut. Në këtë pikë, duhej të ishte ora rreth 23:00 e natës, ata kaluan murin e jashtëm më shumë se tre metra të lartë, pasi kishin lidhur litarin të përgatitur me çarçafë në fletët e një oxhaku. Një plan i mirëmenduar, që kërkonte bashkëpunëtorë jashtë burgut: jashtë ishte sigurisht dikush që i priste me një makinë për t’i larguar prej andej.

Por edhe kjo për momentin është një hipotezë. Policia britanike ka shpërndarë identikitin e dy të arratisurve, duke paralajmëruar popullatën që bëhet fjalë për dy individë të rrezikshëm dhe këshilluan që t’i shmangin. Në zonën e banuar pranë burgut, ekziston një frikë që të arratisurit janë fshehur në ndonjë vend aty pranë për të kërkuar të qëndrojnë deri sa të sigurohen që nuk ndiqen nga policia. Para dy netësh në Pentonville, prindër të ndryshëm kanë ftuar fëmijët e tyre të rikthehen në shtëpi më shpejt se zakonisht, duke siguruar mirë kyçjen e dyerve.

Ndërkohë forcat e rendit kanë nisur kërkimin për Barker dhe Whitlock, dy të dënuarit të arratisur nga një burg në qendër të Londrës sikur të ishte ishulli i Alkatrazit. Duke prerë hekurat me një limë të ardhur nga qielli… nga një dron. Arratisja e parë e këtij lloji në botë./a.k

Next Post
Konsumimi në mëngjes i këtyre pijeve ju plasarit buzët

Konsumimi në mëngjes i këtyre pijeve ju plasarit buzët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In