Është zyrtarizuar edhe kandidatura e tretë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Kandidati i tretë është Arqile Koça, i cili është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Dje dorëzuan dosjen kandidati Ferdinand Elezi dhe Arta Marku. Një nga emrat e përfolur si kandidate për këtë detyrë, është edhe Arta Marku, prokurore në rrethin e Shkodrës. 41-vjeçarja nga Puka ka përfunduar në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001, dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zëvendësprokurore e këtij rrethi. Aplikimet për Prokuror të përkoshëm mbyllen sot në orën 18:00.