• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Aronia shqiptare, ndër frutat medicinale më të kërkuara

by A R
13/08/2018 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga frutat me veti të rralla medicinale dhe vlera të forta mjekësore, Aronia e kultivuar në Shqipëri tashmë gjendet në treg.

Këto ditë disa fermerë, të cilët kanë kultivuar këtë frut të bekuar kanë nisur vjeljen e Aronias ndërkohë që kërkesa për blerjen e tyre sa vjen dhe rritet.

Në Maqellarë të Dibrës, fermeri Zija Keshi nga viti në vit ka zgjeruar me sukses parcelat e tij me këtë frut të çmuar si për shijen e veçantë ashtu edhe për vetitë shëruese.

Ai thotë për AgroWeb.org se tri vite më parë ai testoi kultivimin e këtij fruti në një parcelë eksperimentale dhe pasi u bind se kushtet për kultivimin e saj ishin optimale atëherë vendosi të niste kultivimin masiv të saj.

“Aktualisht kam mbjellë rreth 6500 metra katrorë sipërfaqe toke me bimën e Aronias. Ky është viti i dytë i prodhimit dhe perspektiva është shumë e mirë.

Jam duke u kujdesur personalisht për çdo bimë të Aronias që kam mbjellë.

Synimi është që prodhimi të jetë tërësisht bio ndaj dhe frutat e Arionas në parcelën tonë po rriten përmes plehut organik dhe ujit dhe asgjë tjetër. Ndihem shumë mirë kur e them këtë fakt” shprehet Zijai për AgroWeb.org.

Megjithë mundimin në vitin e parë, mbjelljen dhe kujdesin e vazhdueshëm, Zija Keshi thotë për AgroËeb.org se i gjithë përkushtimi i tij u shpërblye kur sa “hap e mbyll sytë” sipas tij, brenda kohës më të shkurtër që mund të imagjinonte të gjitha frutat e Arionas u shitën.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe këtë vit, ku sapo ka nisur vjeljen e Aronias dhe Zija Keshi thotë se porositë për blerjen e tyre sa vijnë dhe rriten.

Përse të gjithë kërkojnë Aronian
Duke qenë se është ndër të paktët fermerë në Shqipëri që kultivojnë këtë frut të jashtëzakonshëm, Zijai është shndërrruar në pikën kryesore ku të gjithë drejtohen për të blerë Aronian e shumëkërkuar.

“Nga Kepi i Rodonit, Tirana, Durrësi, Jugu i Shqipërisë dhe Veriu, qytetarë nga i gjithë vendi kanë ardhur në fermën tonë ku kanë kërkuar të blejnë Aronia. Vitin e kaluar, brenda 1 muaji e gjysmë arrita të shisja 350 kilogramë.

Kjo më dha shpresë që këtë vit të rrija edhe më shumë plantacionet dhe prodhimin gjithashtu.

Këtë vit pres të marrë si prodhim rreth 2.5 ton aronia të njomë.

Këtë vit pres që ta shes edhe më shpejt të gjithë prodhimin sepse porositë kanë nisur me kohë dhe sa vijnë dhe shtohen” shprehet Zijai.

Ai tregon se të gjithë të interesuarit e blejnë për vlerat kurative që fruti i Aronias ka duke nisur nga sëmundjet e zemrës, tensionit të lartë, diabetit etj.

Vlerat e jashtëzakonshme medicinale

Në fakt, sipas të gjitha të dhënave të AgroWeb.org kokrrat e Aronias kanë burimin më të lartë të antioksidantëve të pranishëm në një frut.

Ato përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke i bërë enët e gjakut më të forta dhe duke zvogëluar rreziqet që vijnë nga sëmundjet e zemrës.

Kokrrat e Aronias mbajnë tensionin e gjakut në nivele normale.

Lëngu ose çaji i Anorias rekomandohet për njerëzit që kanë problem me tensionin e gjakut dhe qarkullimin e tij.

Aronia është studiuar në lidhje me rolin e tyre në parandalimin e sëmundjes së diabetit.

Ky frut përbën një kurë fantastike jo vetëm për problemet me stomakun, por edhe ato të veshkave.

Janë të gjitha këto vlera që e shndërrojnë Aronian në një super frut medicinal i cili për nga efektet e fuqishme kurative sigurisht nuk ka të paguar./AgroWeb

Next Post
Roli që mund të luajë Berisha në PD, t’i kërkojë Bashës dorëheqjen në Kongres

Marrëzitë e gushtit, nga çmenduria e Selenicës tek Esad Pasha me fes të kuq që nuk ndryshon nga politikanët e sotëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In