• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Aromë lufte Turqi-Greqi / Franca mbron Athinën, Mitsotakis sfidon Erdoganin: Ejani ditën, do t’ju presim!

by A R
13/09/2022 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë pas deklaratave të forta të Turqisë rreth incidenteve në Egjeun lindor, kryeministri grek Kiriakos Micotaqis ka udhëtuar për në Paris ku u taku me presidenti francez Emanuel Macron. Shefi i Elysee prezantoi marrëveshjen e partneritetit strategjik Greqi-Francë, si një mburojë kundër çdo lloj sfide në Egje.

EMANUEL MACRON

PRESIDENTI I FRANCËS

Ky partneritet strategjik nuk do të lejojë asnjë trazirë në Mesdheun Lindor. Ne mbështesim plotësisht sovranitetin e Greqisë. Bashkëpunimi i plotë në çështjet e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes dhe armatimeve po bëhet më i rëndësishëm sot përballë sfidave.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u shpreh se me Francën ka një bashkëpunim me baza të forta, por nuk i kurseu thirrjet edhe për Bashkimin Europian, që të veprojë dhe të mos lejojë agravimin e situatës në Egje. Mitsotakis i dërgoi një mesazh Ankarasë në përgjigje të deklaratave turke se ata mund të vijë një natë papritur.

KYRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTËR I GREQISË

Ata që thonë se do të vijnë natën, ne i presim në dritën e ditës, ku të shohim se kush e ka të drejtën dhe fuqinë e vërtetë në anën e tyre. Avionët francez Rafales tashmë po fluturojnë në qiejt tanë, fregatat tona të para tashmë janë duke u ndërtuar.

Por i menjëhershëm ishte reagimi nga Ankaraja zyrtare, ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar akuzoi Greqinë për hipokrizi dhe i bëri sërish thirrje të mos hyjë në aventura.

HULUSI AKAR

MINISTRI TURK I MBROJTJES

Ata po përpiqen të njollosin imazhin e Turqisë. Ata përpiqen të shfrytëzojnë dhe shtrembërojnë çdo ngjarje, të ndikojnë në palët e treta me gënjeshtra dhe shpifje dhe ankohen për Turqinë në vende të treta. Mos hyni në aventura të reja. Disa mund të thonë gjëra në veshin tuaj. E keni parë në histori që këto nuk janë të vërteta. Mos e përsërit të njëjtën gjë. Bëhuni të zgjuar. Ka disa politikanë në Greqi që rrisin tensionin për kalkulimet personale dhe politikën e tyre të brendshme.

Akar shtoi se Turqia është e vendosur të mbrojë të drejtat dhe interesat si të vendit ashtu edhe të turqve qipriotë në Egje dhe Mesdheun Lindor.

/a.r

Next Post
“Territorialja” ndez debate, PS: I qëndrojmë ndarjes aktuale; PD: Kjo është tallje me shqiptarët

"Territorialja" ndez debate, PS: I qëndrojmë ndarjes aktuale; PD: Kjo është tallje me shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In