• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Arnim socialist”, Tabaku: PS po kopjon projektligjin tonë për investimet e huaja

by A R
24/06/2025 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me një propozim të PS-së, për një ndryshim në një nen të Ligjit për Investimet e Huaja të vitit 1993, që pritet të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku e cilëson këtë nismë si një “arnim socialist” dhe një përpjekje për të kopjuar draftin e propozuara nga PD.

Sipas Tabakut projektligji i depozituar pak muaj më parë në Kuvend nga PD synon të mbrojë sektorët strategjikë të vendit nga investime që vijnë nga aktorë të tretë.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Arnimi socialist për Investimet e Huaja

Prej disa muajsh, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një projektligj të plotë dhe serioz për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja, në përputhje me standardet e OECD, BE-së dhe SHBA-së.

Ky projektligj synon:

Të mbrojë interesin kombëtar nga investime që mund të vijnë nga aktorë të tretë me qëllime jo-strategjike.

Të sigurojë transparencë dhe përgjegjshmëri në çdo proces që prek sektorët strategjikë të ekonomisë.

Me një nxitim të dyshimtë, një deputet i shumicës paraqiti një “propozim” që nuk është gjë tjetër veçse një arnim amator dhe një kopje e zbehtë e projektligjit të propozuar nga PD. Arnimi shton një pikë të vetme në një ligj të vitit 1993.

Gjatë prezantimit të propozimit ligjor dëgjova të përmendej OECD, ndryshe nga sa u fol në atë mbledhje OECD kërkon:

• Ligj të qartë dhe të përditësuar

• Proces transparent dhe të strukturuar

• Komunikim institucional të qartë

• Shmangie të çdo “vetingu të fshehtë”

Të gjitha këto mungojnë në draftin e propozuar nga mazhoranca!

Ky arnim nuk është reformë dhe aq më pak një proces parandalues ndaj rreziqeve që mund t’i vijnë vendit tonë. Në të kundërt është tentativë për të larë duart si Ponc Pilati përpara një çështjeje serioze, që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë tonë kombëtare dhe partneritetin me BE-SHBA.

Shqipëria nuk ka luksin të jetë porta e pasigurisë në rajon.

Partia Demokratike do të vazhdojë të kërkojë miratimin e projektligjit që garanton standarde dhe mbrojtje për qytetarët dhe ekonominë. Propozimit ligjor që ofron sigurinë maksimale nga aktorë të jashtëm të rrezikshëm.

Next Post
Iljazaj përplaset me juristin e Berishës: Po bëni protestë kundër SPAK e Dumanit, jo kundër Ramës

Opozita po legjitimon procesin zgjedhor nëpërmjet rinumërimit

Comments 2

  1. Builder says:
    8 months ago

    Pastaj ku është e keqja, edhe në se e kanë kopjuar ?
    Tamam si tek pazari arixhofkave, kur ziheshin, duke i u hakërryer njera tjetres që ti ke fjetur me burrin tim që është më seksi se burri jot e që kam fjetur unë me të….etj, etj…duke përdorur një fjalor origjinal që për etikë po mjaftohem me kaq.
    Tabake ti sikur je edhe intelektuale kryeqyteti ? Je bo tama si prej Momli, se edhe ata bëjnë nga dy kalamoj për njeherë si puna jote. Gjithe dynjaja memzi bëjnë nga një, ti o burra dy.
    Prandaj edhe të kruhet njëçikë si shumë suma, për protagonizem skuthash.

    Reply
  2. ccc says:
    8 months ago

    Femer ndotese, helmuese, shpirt’zeze! Nuk komentoj per cfare thote, pasi nuk i lexoj kurre!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…

Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…

February 24, 2026
Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

February 24, 2026
Nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak, mister fati i 8 shqiptarëve

Nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak, mister fati i 8 shqiptarëve

February 24, 2026
“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan

“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan

February 24, 2026
Fermerët bllokojnë rrugët në Serbi, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore

Fermerët bllokojnë rrugët në Serbi, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore

February 24, 2026
Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

February 24, 2026
Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

February 24, 2026
Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

February 24, 2026
Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

February 24, 2026
Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In