• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ARMO djeg shpresat e naftëtarëve të Ballshit për minimumin jetik

by Java News
01/05/2016 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Duam punë! Duam bukë!” – me këto thirrje qindra punonjës të rafinerisë më të madhe të naftës në Shqipëri, ARMO, nisën protestën e tyre të 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.

Prej 12 gushtit 2015 ata kanë hyrë në protestë për të kërkuar 9 rroga të papaguara nga kompania e privatizuar, e cila ka pezulluar prodhimin për shkak të borxheve të mëdha të akumuluara ndaj bankave.

Bashkë me gropën e borxheve të ARMO-s, i vetmi burim që siguron punësimin e shumë banorëve të zonës së Ballshit, punëtorët thonë se jeta e tyre ka shkuar në skajin e varfërisë dhe se problemit u duhet një zgjidhje urgjente.

“Prej 17 vjetësh kam duruar ndotjen e ajrit dhe problemet shëndetësore që sjell gazi i kësaj rafinerie për të siguruar jetesën. Tanimë, jemi hedhur në rrugë, pa asnjë shpresë dhe përkrahje”, tha për BIRN një 56-vjeçare, punëtore ndërtimi pranë rafinerisë.

“Jemi të zhytur sa nuk ka më në borxhe, të cilat më parë as që i njihnim. Për 9 muaj nuk kam pasur asnjë të ardhur, nuk kam mundur të paguaj dritat, ujin, që do të m’i presin dhe këstet e kredisë së shtëpisë, të cilën banka do të ma marrë. As ushqimoret nuk na japin më veresi”, shtoi ajo mjaft e shqetësuar.

Punëtorët thonë se vetëm vitin e shkuar të paktën katër naftëtarë kanë humbur jetën prej ndotjes që shkakton rafineria.

Sipas një studimi të Institutit për Kritikë dhe Emancipim të Shoqërisë, IKESH, punëtorët në Shqipëri shfrytëzohen me intensitet të lartë deri në rrezik shëndetësor apo jete, u cenohen të drejtat bazë dhe kjo vjen si pasojë e pushtetit thuajse absolut të pronarit mbi punonjësit në rrethana të mosinspektimit shtetëror.

Protestës së naftëtarëve në Ballsh me 1 Maj iu bashkuan dhe anëtarë të Organizatës Politike – një grupim me pikëpamje të majta, të cilët udhëtuan nga Tirana për t’i kërkuar qeverisë të respektojë të drejtat e punëtorëve.

Në thuajse çdo ndërtesë të qytetit të vogël qëndron e ngjitur nga një letër ku shkruhet “shitet”.

Në shtëpinë e Përparim Jonuzaj nuk ka akoma një tabelë të tillë, por megjithatë ai thotë se së shpejti do të detyrohet ta nxjerrë atë në treg në rast se kriza e kompanisë nuk gjen një zgjidhje.

“Do ta shes shtëpinë që të pushoj lotët e vajzës, e cila si nxënëse ekselente do të ndjekë arsimin universitar dhe që të paguaj borxhet që na kanë mbuluar,” tha 54-vjeçari për BIRN, i cili ka punuar prej 34 vjetësh në këtë rafineri nafte në Ballsh.

“Ndodhemi në këtë situatë prej privatizimit të kryer shumë keq, ndërsa më ka mbetur vetëm 1 për qind besim se do të gjejmë një zgjidhje,” përfundoi ai, me sytë e skuqur dhe duart e shtrënguara nga stresi.

Naftëtarët e ARMO-s kërkojnë t'u paguhen rrogat e prapambetura dhe zgjidhjen e kolapsit të kompanisë nga ana e shtetit. Ballsh, 1 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Naftëtarët e ARMO-s kërkojnë t’u paguhen rrogat e prapambetura dhe zgjidhjen e kolapsit të kompanisë nga ana e shtetit. Ballsh, 1 maj 2016.

Duke ndjekur me mosbesim marshimin e disa qindrave naftëtarëve, kasapi Musli Hazeri thotë se ka reshtur së dhëni borxhe për punonjësit e ARMO-s dhe se i ka humbur shpresat për të marrë borxhet e vjetra.

Disa metra më tutje, në një nga pak marketet e qytetit një fletore e trashë mban emrat e shumë prej atyre që parakalojnë sot për të kërkuar zgjidhjen e kolapsit të ARMO-s.

“Naftëtarët janë detyruar të marrin borxhe në marketin tim sa për të mbajtur frymën gjallë, por kjo situatë ka nëntë muaj që vazhdon. Nëse uzina si mjeti i vetëm i sigurimit të jetesës në këtë zonë, nuk del nga kriza, qyteti dhe njerëzit do të marrin fund”, tha për BIRN Gëzim Sinanaj, pronari i dyqanit të vogël në rrugën e tregut në Ballsh.

Muharrem Sulaj, i cili ka punuar që prej vitit 1976 në rafineri, i tha BIRN se varfëria po i detyron shumë naftëtarë t’i ndërpresin studimet e fëmijëve në shkollë.

“Po u hymë në hak fëmijëve tanë, që shumë prej nesh janë të detyruar t’i lënë pa shkollë ose t’u ndërpresin studimet ngaqë nuk kemi me se t’i mbajmë. Ne duam të punojmë, sepse puna është jeta dhe jemi të gatshëm t’i kthehemi punës sapo të përmbushen kërkesat tona,” tha për BIRN.

Naftëtarët e ARMO-s kërkojnë gjithashtu të përfitojnë statusin e naftëtarit dhe të ketë kontrolle më të larta për ndotjen që sjellin gazet në zonë, duke pohuar se shumë herë i janë drejtuar urgjencës për këtë shkak.

“Shpresojmë që kryeministri Rama të mbajë sa më shpejt premtimin e dhënë për zgjidhjen e krizës së ARMO-s dhe shpërndarjen e rrogave dhe siguracioneve të punëtorëve që qyteti të rifillojë jetën, tha për BIRN Kamber Iljazi, kryetar i Shoqatës së Përpunimit të Naftës në Shqipëri, me qendër në Ballsh. BIRN

Javanews/ a.k

Next Post

"Ka takuar shumë liderë botërorë, si miss Suedinë, Argjentinën"... Kur Obama tallet me Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In