Nga Bajram Peçi
Pas këtij titulli lexuesi do mendojë se rreshtat më poshtë do fillojnë të flasin për Serbinë dhe Rusinë, duke qenë se ky grupim sllavësh dihet që janë armiqtë tradicionalë të popullit shqiptar të Kosovës, të Republikës së Kosovës dhe pavarësisë së saj. Serbët dhe shqiptarët dihet gjithashtu se kanë të përbashkët veçse armiqësinë shekullore, ndaj mos të krijojmë iluzione, ata mbeten të tillë, (deri sa s’kanë njohur pavarësinë e Kosovës) por për momentin, armiqtë jo më pak të rrezikshëm do i gjeni te elita politike e Kosovës!Ata kanë filluar mes vetes një luftë konfuze pa bazë dhe shumë të dëmshme për Kosovën.
Askush nuk e di se sa ata janë të ndërgjegjshëm për këtë! Ndërgjegjja dhe ndjesitë tona na ngatërrojnë gjithnjë e më shpesh. Po si mund të jenë armiq ata që luftuan për pavarësisnë e saj? Po si duhet besuar se mund të jenëarmiq të sajata që kishin aspiratëdhe themel të programit të partisë lirinë për t’i vendosur vetë fatet e vendit? Këto mëdyshje e pyetje janë të pamjaftueshme për të kuptuar me të vërtetë mentalitetin bajraktar, zëmërak, të papjekur e shpesh foshnjor, që pjellin sjelljete tyre të papërgjegjëshme. Kundër tyre flasin veprimet!
Mua s’më është dashur shumë ta paragjykoj Vetvendosjen, kur kam parë se përfaqësues të kësaj partie në Tiranë kanë zgjedhur të jetë një islamist radikal, që kohë pas kohe s’bën gjë tjetër përveç se orvatet të ndotë qeverinë e Shqipërisë dhe kryeministrin e saj. Kështu, dhe vendimi i Kurtit në kohë pandemie për heqjen nga qeveria të ministrit të brendshëm, dalë nga koalicioni tepër i brishtë paszgjedhor, ishte përpos se shfaqje e arrogancës.
Edhe lëvizja pa transparencë e Thaçit për “korigjime kufijsh” mjaftonte që të kuptoje se ku po e zvarritin njëanshmërisht Kosovën. Një president që beson se do marrë Luginën pa e dhënë Trepçen e Mitrovicën!? S’na mbetet gjë tjetër veç të besojmë se serbët dhe Vuçiçi i tyre, s’janë përpos se ca leshko e tuafër që nuk shohin dot tej hundës së tyre. Vuçiç nga ana e tij e kërkon veriun dhe e thotë troç se sdo jap gjë. Kosova ndahet lehtë nga ata që kanë filluar të ndahen prej saj dhe janë mbyllur në mizantropinë që pushteti u jep individëve.
Gjithashtu, vendimi i Haradinajt për vendosjen e taksës për mallrat serbe, pa konsultimin e mirëkuptimin e Europës e Shteteve të Bashkuara, ishte arbitrar dhe i dëmshëm.Si mundet që versionet e afruara nga Franca, Gjermania apo SHBA-ja, ish kryeministri në detyrë t’i refuzonte si pa të keq, sikur po zgjidhte çështje brënda kabinetit të tij e jo se humbja e qetësisë prej tij linte shqiptarët e Kosovës pa të drejtë udhëtimi në Europë? Çfarë megallomanie!?
Realiteti është shumë kompleks, por edhe më i ngatërruar e i rrezikshëm duket tek elita politike e Kosovës për shkak të mungesës së unitetit, armiqësive të palëve partiake në luftën për pushtet. Ai Ferraj, përmes orvatjeve të një të pavetëdijëshmi, kërcënoi me destabilizim. E kish nga vetja apo me porosi të shefave, kjo nuk i ndryshon realitetet. Ato të krijojnë përshtypjen se nuk janë të përgjegjshëm ndaj situatës.
Është shumë vështirë të kuptosh ku mbaron demagogjija e opozitës me shkarkimin e Albin Kurtit dhe ku fillon sindroma e lakmisë për pushtet e të tjerëve, që po ngrehin “qeverinë Hoti”. Në këtë farsë dërdëllitjeshbien në kurth edhe “10 europianë”, nga kunuk është vështirë të kuptosh se interesat kombëtarejanë të rrezikuara, integrimi në Europë shtyhet edhe më larg, se gjithë qëndrimet dalluese mes partive në Kosovë janë një demagogji e pështirë.
Pavarësiae Kosovës ka qenë për rajonin dhe Europën domosdoshmëri.Sllavët e jugut, me pjesë të ish Austro-Hungarisë dhe Turqisë, ku jetonte edhe etni kompakte shqiptare, formuan shtetin jugosllav, që “…ishte rrjedhojë e aksidentit dhe nxitimit…” -shkruan te vepra, “Paris 1919”, Margaret Macmillan. Pavarësisht përkrahjes pa kufi që i dha tërë kohën Franca dhe Rusia, ky mozaik popujsh, veçanërisht me shqiptarë që s’kishin asnjë lidhje me sllavët, do vinte dita që do prishej. Kushtet për pavarësinë e Kosovës erdhën. Ajo ishte një marrëveshje mes popullit të saj dhe qeverisë amerikane.
Në ndihmë të qëllimit erdhën dhe rastësi fatlume.Pa patur asnjë synim t’i largohem faktorit objektiv, prania e UÇK-së dhe lufta e saj, heroizmave, të rënëve e sakrificave në luftë, druaj se pa sipërmarrjen e NATO-s, makineria serbe do t’ja kish bërë të mundur të ruante statukuon e Federatës Jugosllave! Kambanat do binin si në Prishtinë edhe në Tiranë. Me luftën e UÇK-së apo pa luftën e Rugovës, Kosova do kish ngelur koloni e shtypur nga serbët.
Në këtë proces historik, nuk e kuptoj se si elita politike e Kosovës harron të kujtoj ato momente që lidhen me subjekte e rrethana në atëbotë të mëse njëzetë vjetëve, që ndihmuan Kosovën?
Të qenurit në krye të Jugosllavisë i një skicofreni, Millosheviçit, i cili kërkesës maksimaliste “Kosova Republikë” brënda kuadrit të Jugosllavisë, ju përgjigj me dhunë. Çdo ndodhte nëse në Rambuje do sillej si demagog e “mirëkuptues”, duke i dhënë krahinës njohjen e “autonomisë” dhe qënjen faktor kushtetues? Europa po e po, që do e pranonte zgjidhjen, por dhe SHBA-ja. Arroganca dhe mospërfillja e anëtarëve të delegacionit Jugosllav në Rambuje, ndihmoi shumë në pavarësinë e Kosovës. Njerëzit e Millosheviçit u sollën në mënyrë foshnjërake para projekteve që u afroheshin të firmosnin, të cilat jepnin veçse një autonomi të kufizuar, por gjithsesi brënda Jugosllavisë.
Atëbotë, një Rusi në kaos, në shpërbërje e sipër e me ndarje në copa të ish perandorisë BRSS, që dilnin si republika të pavarura. Një Rusi që vuante pasojat e shëmbjes së sistemit diktatorial, e shoqëruar me gjendjen më të keqe ekonomike, që e kish shtrënguar të zgjaste në Perëndim duart për ndihmë. Dhe miliardat rrodhën lumë.Një Boris Jelcin që s’dihet në ç’rrethana s’vuri veton por firmosi më 10 qershor 1999, rezolutën 1244-tën. Pacolli, shqiptari që këta policët e Kurtit duan ta fusin në karantinë, besoj se di më shumë.
Një ngjarje, që ska gjasa të përsëritet më kund, ishte sulmi i NATO-s mbi Jugosllavinë…Toni Bler dhe Madëlen Ollbrajt, kyburrë shteti e kjo zonjë larpamëse (si fluturat e saj karficë) ishin fati i Kosovës.Pra, shikoni se ç’rrethana rastësore e që patën ndikim, ka kaluar pavarësia e Kosovës! Askush nuk do kish besuar në brezin tonë të luftës së ftohtë se kjo do ndodhte, por ja që ndodhi!