• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Armiq të popullit’, një tjetër vit përplasjesh mes Trump dhe medias

by Java News
27/12/2018 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

2018-a ishte një vit tjetër përplasjesh mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe gazetarëve që mbulojnë Shtëpinë e Bardhë. Presidenti vazhdon t’u referohet gazetarëve si “armiq të popullit”. Korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara njofton:

Para gjashtë muajsh, një person i armatosur, që ishte indinjuar nga një artikull vrau pesë vetë në Gazetën “Capital”. Por për kryeredaktorin e gazetës, puna vazhdon.

“Ajo që bëjmë ne, është jetike për këtë vend, jetike për mënyrën tonë të jetesës”, thotë Rick Hutzell.

Ekipi i kësaj gazete të Anapolisit në Merilend, është mes Personave të Vitit 2019, të zgjedhur nga revista Time, që nderoi gazetarët e vrarë ose burgosur për shkak të detyrës.

“Vdekja e miqve të mi, na e ndryshoi jetën të gjithëve. Mendoj se njerëzit janë më të vetëdijshëm për punën tonë. Por çmimi që paguajmë është shumë i lartë”, thotë ai.

Dhe çmimi po bëhet më i lartë.

Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara hynë në listën e vendeve më vdekjeprurëse për gazetarët, të organizatës “Gazetarët pa Kufij”.

Në tetor, një simpatizant i Presidentit Trump i dërgoi bomba artizanale CNN-it dhe figurave të njohura që janë kundërshtarë të presidentit. Kritikët kanë akuzuar presidentinTrump se i ka acaruar tensionet, duke i quajtur mendiat, “armike të popullit”.

“Roli i medias është pikërisht që të kritikojë qeverinë, prandaj është shqetësuese që një gjë e tillë karakterizohet si jopatriotike”, thotë Lata Nott e Qendrës për Amendamentin e Parë.

Presidenti dhe përkrahësit e tij hedhin poshtë akuzat se komentet e tij kanë nxitur dhunën.

“Mbulimi i vazhdueshëm i padrejtë i medias, armiqësia e thellë dhe sulmet negative, veçse i përçajnë njerëzit dhe minojnë debatin e shëndetshëm”, është shprehur Presidenti.

Presidenti Trump ka veçuar sidomos CNN-in, duke ia hequr korrespondentit të saj kredencialet, pas një shkëmbimi të ashpër.

CNN ngriti padi, dhe administrata ia ktheu kredencialet Jim Acostas.

Një tjetër sfidë ishte përdorimi i Twitterit nga Presidenti Trump, duke anashkaluar kështu kanalet tradicionale të komunikimit.

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

“Mund të flasësh me një këshilltar të lartë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe ta pyesësh për një politikë shumë të rëndësishme dhe ai person të të shpjegojë reagimin e administratës dhe në fund të thotë: ‘por shefi nuk është shprehur ende në Twitter’”, thotë Olivier Knox, i Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë vë në dukje se zoti Trump është një nga presidentët me qasje më të madhe tek mediat, duke folur drejtpërdrejt me gazetarët mbi 560 herë që kur ka marrë detyrën, shumë më tepër sesa dy paraardhësit e tij, në të njëjtën periudhë të mandatit.

Shpesh ai u përgjigjet pyetjeve në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Zoti Trump duket se parapëlqen këto konferenca shtypi të improvizuara në vend të atyre të sekretarës së shtypit, gjë që që administratat e kaluara e bënin thuasje çdo ditë. Muajt e fundit të 2018-ës, Shtëpia e Bardhë ka mbajtur mesarisht një konferencë shtypi në muaj./VOA

a.cupaj

Next Post
Hyn në liqenin e Farkës për t’u larë, mbytet 12-vjeçari

Aksident tragjik në Durrës, vdes drejtuesi i motorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In