Armina Mevlani është një ndër blogeret më të ndjekura në rrjete sociale, e cila përditëson ndjekësit me të rejat më të fundit nga bota e modës dhe jo vetëm. Me rastin e festës së “Shën Valentinit”, ajo ka vendosur t’u vijë në ndihmë ndjekësve të blogut të saj, duke përgatitur një listë të veçantë me këngë posaçërisht për këtë ditë.
Gjithashtu, veç këngëve që mund të dëgjoni teksa darkoni, bashkëngjitet një tjetër listë me këngë për në dhomën e gjumit, këngë të cilat do të ndihmojnë të krijoni atmosferën që dëshironi.