• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Armiku i ri i Donald Trump… i duhet të garojë dhe me të, përveç Clinton-it

by Java News
02/08/2016 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump vërtet e siguroi nominimin për të qenë kandidati zyrtar i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara, por që prej konventës partiake të e deri në ditën e zgjedhjeve ai nuk do të ketë përballë vetëm rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton. Për manjatin e pasurive të paluajtshme ekziston edhe një betejë e brendshme për t’u fituar.

Bëhet fjalë për shtimin e figurave të shquara mes republikanëve, përfshi këtu kongresmenë, të cilët e kanë deklaruar hapur se nuk do të votojnë për Donald Trumpin president të Shteteve të Bashkuara, duke argumentuar se e shohin atë si papërshtatshëm për të shërbyer në këtë post tepër të rëndësishëm.

Të martën, Richard Hanna i Nju Jorkut u bë i pari kongresmen republikan, i cili deklaroi publikisht votën e tij në favor të demokrates Hillary Clinton. Ai e quajti Trumpin “një shqetësim kombëtar”. Kjo është “firoja” e parë mes kongresmenëve republikanë, por deri më sot dihen edhe republikanë të tjerë të cilët e kanë distancuar vetveten nga kandidati Trump, apo më e pakta nuk kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj tij.

Deklaratat e Trumpit mbi politikat që kanë lidhje me gratë, emigrantët e paregjistruar dhe myslimanët kanë nxitur shqetësimet mes shumë udhëheqësve të Partisë Republikane. Hanna, i cili do të dalë në pension në muajin nëntor, tha se e ka marrë në konsideratë prej muajsh faktin që të mund të votojë në favor të Clintonit, por ajo që e shtyu edhe më shumë drejt deklarimit publik të kësaj vote ishin pikërisht komentet e fundit të Trumpit ndaj Khizr dhe Ghazala Khan, prindër të një ushtari mysliman amerikan të vrarë në detyrë.

Në Konventën e demokratëve të javës së kaluar, zoti Khan kritikoi planin e Trumpit për të ndaluar përkohësisht futjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Kandidati republikan iu kundërpërgjigj duke e sulmuar familjen e ushtarit 27-vjeçar të vrarë në Irak. Ky reagim shkaktoi edhe kritikat dhe dënimet ndaj tij nga shumë udhëheqës demokratë dhe republikanë, sikurse edhe nga vet grupet e veteranëve të luftës.

“Shpresoj që amerikanët të kuptojnë se komentet e tij nuk përfaqësojnë pikëpamjen e Partisë Republikane, drejtuesve të saj apo kandidatëve të saj”, tha senatori i Arizonës, John McCain, një veteran i luftës së Vietnamit dhe ish-i burgosur lufte. Të hënën, Sally Bradshaë, një këshilltare e lartë e ish-guvernatorit të Floridës, Jeb Bush, deklaroi se kandidimi i Trumpit e kishte bindur atë të largohej nga Partia Republikane. Bradshaë tha se ajo do të votonte për Clintonin, nëse do të shihte trendin fitues të Trumpit në vendlindjen e saj, Florida./tch/a.k

Next Post

Telekom Albania çertifikohet si rrjeti celular më i mirë në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In