Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë u ka bërë thirrje medieve të mos shpërndajnë lajme që kanë të bëjnë me ndihmat ushtarake që Ukraina merr nga vendet e tjera.
Sipas tij një informacion i tillë cënon mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, pasi armiku, në këtë rast ushtria ruse ka më shumë informacione se nga duhet për Ukrainën.
Ushtria ruse mund t’i përdorë informacionet për furnizimin e Ukrainës me armë kundër vendit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Oleksii Reznikov tha se armiku nuk duhet të dijë se çfarë e pret dhe se rrjedhja e informacioneve të tilla për vendet partnere të Ukrainës mund të dëmtojë përpjekjet vendit për tu mbrojtur nga kërcënimi rus.
Postimi i plotë në Facebook
“E RËNDËSISHME
Të dashur ukrainas!
Udhëheqja ushtarako-politike e shtetit po bën negociata intensive me partnerët tanë për të marrë ndihmë për të mbrojtur Ukrainën. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës është duke punuar si në tërheqjen e asistencës materiale dhe teknike, ashtu edhe në angazhimin me furnitorët komercialë.
Bashkëpunimi ushtarako-teknik është një fushë shumë delikate që kërkon një qasje shumë të kujdesshme ndaj komenteve publike. Sidomos gjatë kohës së luftës.
Në lidhje me këtë, unë kërkoj nga të gjithë. Ju lutemi mos shpërndani mesazhin për disa vende që ofrojnë njërën apo tjetrën armë për vendin tonë. Përmbahuni nga komentet për këtë çështje. Lëreni të drejtën për të folur për këto tema ekskluzivisht zyrtarëve.
E kuptoj dëshirën e njerëzve për të ndarë lajmin e mirë. Por ndonjëherë krijon një sfond informacioni që ndikon negativisht në rezultat.
Kjo mund ta bëjë më të vështirë për ushtrinë tonë marrjen e më shumë aftësive që ata thjesht duhet të marrin. Si rezultat i kësaj, Ukraina mund të ketë humbje që ne mund t’i shmangnim dhe duhet t’i shmangnim.
Të gjitha informacionet që mund të zbulohen me marrëveshje me partnerët, duhet të jenë të sigurta dhe të publikohen në kohën e duhur. Armiku nuk duhet të dijë se çfarë të presë. Le të jetë kjo një surprizë e pakëndshme për të.
Lavdi Ukrainës!”
/b.h