• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Armiku më i madh i PD dhe LSI-së është vetë trashëgimia e tyre

by Ben Andoni
02/02/2021 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Një mori sondazhesh, paçka marzheve të zakonshme të pranueshme për drejtuesit e tyre, pothuaj nuk po largohen shumë me njëra-tjetrën. PS ka një avantazh dhe e ndjekin PD dhe LSI. Pavarësisht interpretimeve, që janë subjektive dhe ku futen algoritme artificialë, një gjë duket qartë se ka një konfigurim, që pak ka ndryshuar edhe pas tetë viteve të drejtimit të Ramës, që ashtu si paraardhësit dhe shtuar edhe me dy fatkeqësitë e befta: tërmeti dhe pandemia, e kanë çuar vendin në zgrip. Kryeministri ka një avantazh dhe këtë e përcjell me një gjuhë cinike por disa herë dhe me argumentet jo të pakta që po ia falin ngado.

A do të ishte më mirë opozita të dilte me një listë të vetme? Kjo duket e vështirë sepse janë dy parti me përkatësi ideologjike jo të njëjta, veçse rasti i Kosovës na përcolli një mësim të madh. VV dhe LDK, dy parti me orientime të ndryshme ideologjike, u morën vesh për programin në harkun e 48 orëve teksa për emrat e qeverisë iu deshën javë të tëra. Ky duket se është edhe paradoksi i opozitës së sotme dhe përpjekja për të maksimalizuar votën. Nuk po flasim sesa dëm po i bëjnë realisht elektorateve të vogla, duke u kujdesuar vetëm për emrat e kryetarëve të tyre, porse për nivelin e bashkëpunimit të PD-së me LSI-në, me të cilën janë të angazhuar për ndryshimin. Sot, e kësaj dite, nuk dihet taktika e përballjes së votimit, paçka objektivit të njëjtë rrëzimit të Ramës, ashtu si dy partitë kryesore po humbasin në shpjegime teorike të programeve para të cilave nuk po dalin aq të favorizuar.

Duket se problemi më i madh i strategjive të dy partive është një dhe vetëm një: trashëgimia politike dhe pesha e dy formacioneve, respektivisht PD dhe LSI-së. E para është tejet e rëndë e nuk mund të mbahet nga supet e brishta të kryetarit aktual të opozitës, Basha, që i ngre topin në çdo moment kryeministrit aktual; ashtu si Kryemadhi me të gjithë angazhimin e madh dhe përpjekjes të treguar një imazh ndryshe, nuk i afrohet dot kalkulimeve dhe manovrimeve elektorale të kryetarit historik të LSI-së, Ilir Meta. Që do të thotë, për të dy, është mundësia e fundit për të treguar se mund të mos zhgënjejnë me këtë trashëgimi të madhe politike, që u ka rënë hise për të besuar se i përcjell në fitore. Gjithsesi, hija e Berishës te PD dhe ajo e Ilir Metës te LSI, jo vetëm nuk mund të mohohet, por edhe nuk i dilet dot mbi, pasi, kështu kjo trashëgimi e sotme nuk ka vlerë. Dhe, ky që ishte fati personal, tashmë është pesha e hidhur për Bashën e Kryemadhin që vërtetë janë ende komodë me këtë gjendje, që i përcjell ata në parlament të sigurtë, por nuk i jep shpresë elektoratit të tyre dhe mbi të gjithë elektoratit shqiptar që po pret shpresën e ndryshimit. (Javanews)

Next Post
Basha mendon se mosha është meritë: Unë, kryeministri i parë që nuk është rritur dhe arsimuar në komunizëm

Kot lodhesh Lul...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In