Ish-ministri i LSI Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të Saimir Tahirit për dorëzimin e mandatit të deputetit.
Manjani ka habitur me qëndrimin e tij pasi ai njihet si një prej njerëzve që ka sulmuar më ashpër Tahirin, edhe në kohën kur ishin pjesë e së njëjtës qeveri madje.
Sot eksponenti i LSI i ka dalë në mbrojtje Tahirit, edhe pse ai në deklaratën e dhënë ka sulmuar ashpër ish-kryetarin e LSI Ilir Meta por edhe kryetaren aktuale Monika Kryemadhi.
Manjani e ka cilësuar si dinjitoz qendrimin sot të Tahirit.
“Nuk më intereson fare ka apo jo konspiracion politik! Qendrimi i sotëm i Sajmirit ishte dinjitoz! Pikë!
Meriton respekt, qoftë dhe për kaq!” shkruan Manjani në reagimin e tij.
Kujtojmë se në fjalën e tij, Tahiri sulmoi ashpër Monika Kryemadhin e Ilir Metën duke thënë se “s’ka ujë të shenjtë që i lan ato që kanë bërë”./a.m.












