• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Armiku i vërtetë i PD-së është indiferenca e njerëzve

by Ben Andoni
29/05/2018 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për shumicën e njerëzve që kanë analizuar ngjarjet e fundit, protesta e fundjavës është matur me numrin e njerëzve, që ishin mobilizuar për t’i dhënë asaj fizionominë e premtuar. Një element tjetër ka qenë si u arrit te shuarja normale e saj dhe te mos përshkallëzimi i dhunës. Gjatë ditëve përgatitore, skifterë të vegjël nga Opozita, kanë parathënë një frymë dhune dhe kanë përsëritur gabimin e viteve të fundit duke përcaktuar me siguri maksimale afatet e hedhjes poshtë të qeverisë. Si zakonisht, kjo s’ka ndodhur dhe ashtu si rrodhën gjërat, kjo e fundit ka gjetur me cinizëm të gjitha mekanizmat për të evidentuar gjërat e shuma që çaluan në këtë protestë…

Në fakt, protesta, megjithë numrin jo aq të madh të pjesëmarrësve (referuar me parashikimin), organizimin e pamjaftueshëm, bjerrjen e fuqisë së PD-së në rrethe, ka treguar se në këtë nivel, ky formacion (dhe aleatët e saj), që ende nuk po matarohet si duhet, ka mundur të menaxhojë kontrollin e situatës, por ndërkohë edhe të realizoj një protestë në një kohë aspak të favorshme. E quajmë të pafavorshme sepse bëhet pak javë para se Shqipëria të kaloj një nga provat më të vështira të dekadës së fundit, atë që lidhet me hapjen e negociatave dhe duket se e gjithë vëmendja e publikut është në këtë afat.

Ndërkohë, kauza e krimit është e tejlodhur nga ana e politikanëve, për shkak se të dy anët e politikës shqiptare kanë qasje të afërt me të dhe nuk mund të bëjnë pa të. Por përqafimi i saj, si në rastin e Opozitës, po tregon një nga kartat në advancë me të cilat ajo do të luftoj fort në zgjedhjet e ardhshme, kundër kundërshtarëve që janë sot në Pozitë.

Gjithsesi, PD-ja dhe aleatët e saj, kanë një barrierë të madhe përpara. Kundërshtari i tyre nuk është më PS-ja, por indiferenca dhe stereotipi i tyre, që afron shumë me atë të politikës së vjetër te publiku shqiptar. Në masë, ka të ngjarë, që ai komunitet i madh i cili nuk votoi të bëhet shumë më tepër sesa në zgjedhjet e fundit dhe të mos i japë asnjë mundësi partive politike shqiptare.

Ky zë mungoi në protestën e fundit, pasi PD-ja në amalgamën e thirrjeve për krimin harroi se shqiptarët problemin më të madh se kanë aq shumë me krimin, që tashmë është institucion i patundshëm, por me varfërinë skajore dhe humbjen e shpresës. Këto të fundit nuk po mundet t’i rrokë si duhet dhe të investohet PD-ja, sepse zhurma dhe publiku që bërtet bëhet më shumë me kauza që bëjnë zallamahi si këto të Tahirit dhe Xhafajt dhe jo varfëria me të cilën përballet shqiptari dhe për të cilën…askush nuk di si ta zhdukë. Ndaj, për fat të keq, armiku më i madh i PD-së është indiferenca e njerëzve, të cilëve nuk u dëgjohet zëri dhe me gjasë nuk do t’u dëgjohet edhe në të ardhmen. Mu ata që nuk duan të votojnë për askënd dhe zgjasin këtë gjendje të vendit…duke mos shkuar të votojnë. (Javanews)

 

Next Post
VIDEO/ “Lefta, lefta”, Braçe i kujton Mediut vallen e parave

VIDEO/ "Lefta, lefta", Braçe i kujton Mediut vallen e parave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In