• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Armët me postë/ Dërguesi i arrestuar: Më kanë përdorur, nuk e dija

by Java News
27/08/2017 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk e ka pranuar akuzen i arrestuari per trafikimin e armeve nga Shqiperia. Saimir Çullhaj, një 32-vjeçar nga Xhafzotaj i Durrësit i dënuar më parë për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve”, rezulton zyrtarisht të jetë personi që ka dërguar tre pakot me pjesën e çmontuara të tre automatikëve kallashnikovë.

Ndërkohë me urdhër të prokurorit të Krimeve të Rënda Behar Dibra, është shpallur në kërkim 47-vjeçari me inicialet N.F, banues në Durrës. “…në kuadër të proçedimit penal të nisur për këtë ngjarje, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në datë 23 gusht 2017 rreth orës 18:00 kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjensive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza…”-thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Hetimi provoi se armët luftarake ishin çmontuar dhe pjesët përbërëse të tyre ishin futur në pantallona dhe më pas ishin izoluar mirë me ngjitës në kuti kartoni, me qëllim shmangien nga vëzhgimi me sy të lirë.

Një burim pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda, i tha “Shqiptarja.com” se jemi përballë një rasti të veçantë të trafikimit të armëve, pasi porosia, pagesa dhe komunikimi për inicimin e këtij trafiku, është kryer nëpërmjet rrjeteve sociale në internet. “Për momentin nuk e dimë se sa është çmimi që është paguar për tre armët, destinacioni i të cilave ka qenë Mbretëria e Bashkuar. Mister mbeten edhe motivet se për çfarë do të përdoreshin tre automatikët dhe në dorë të kujt grupeve kriminale apo terroriste do të binin në këtë shtet”-thotë burimi pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

 Bashkëpunimi me Anglinë

Për të hedhur dritë në këtë pjesë strukturat e antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror prej tre ditësh janë duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me shërbimet e zbulimit Anglez, për të mësuar, më tepër rreth personit pritës të tre automatikëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga hetimet paraprake rezulton se emri i përdorur për të postuar pakot me pjesë armësh është i rremë dhe i përket një personi të moshuar në Durrës. Emër i rremë dyshohet të jetë dhe adresa dhe emri i personit pritës në Britani. Policia e Shtetit informoi se zbulimi i pakove të dyshimta nëpërmjet linjës ajrore u arrit falë masave të shtuara anti-terror dhe skanimin e çdo kutie postare.

Personi i vetëm i arrestuar si dërguesi i tre pakove ku ishin fshehur kallashnikovët e çmontuar, Saimir Çullhaj, është ndaluar pas një pune të mirëorganizuar nëpërmjet strukturave të antiterrorit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Burimet pranë policisë dhe prokurorisë thanë se janë siguruar prova të mjaftueshme, si gjurmë gishta dhe pamje filmike që vërtetojnë se Çullhaj është personi që ka bërë dërgimin e tre pakove nga pika postare e DHL në Durrës drejt Mbretërisë së Bashkuar.

 “S’kisha dijeni për prezencën e armëve”

Gjatë marrjes në pyetje në ambjentet e policisë së Tiranës, 32-vjeçari Çullhai nuk ka pranuar në asnjë moment të kishte dijeni për praninë e armëve automatike brenda në kuti. “Po jam unë personi që jam paraqitur në pikën postare.

Tre kutitë mi ka dhënë një person tjetër, duke ma kërkuar si nder që ti dërgoja unë. Por realisht nuk kam pasur asnjë dijeni se brenda në këto kuti do të kishte armë”-mësohet të jetë shprehur përpara grupit të hetimit Saimir Çullhai. Nga dëshmia e Çullhait, policia ka zbuluar dhe emrin e personit tjetër të dyshuar si organizator i këtij trafiku. Ai është shtetasi me inicialet N.F 47 vjeç nga qyteti i Durrësit. Prej 24 orësh ai është shpallur në kërkim policor, ndërkohë prokuroria ka kërkuar kundër tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda masën e “arrestit në burg” në mungesë. “…në momentin e kapjes së shtetasit Saimir Çullhaj, në trupin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit mariuanë “çokollatë”.

Po kështu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N.F janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike  e amballazhuar në një thes, si dhe 32 bimë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva…”-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Hetimet për këtë ngjarje janë duke vijuar me shpejtësi, ndërkohë pritet që në ditët e para të javës, Saimir Çullhaj të dala para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihet me masën e arrestit në burg që do kërkojë prokurori i çështjes.

Next Post
Ja për çfarë folën në Durrës kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë

Ja për çfarë folën në Durrës kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Adriatik Lapaj dhe mbështetës protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

VIDEO-Pamje me Dron nga protesta e Lapajt, mbledh më shumë mbështetës se Berisha

December 20, 2025
Publikohen fotot shtesë të dosjes Epstein/ Banjat dhe darkat e Clinton me Mick Jagger (FOTOT)

Publikohen fotot shtesë të dosjes Epstein/ Banjat dhe darkat e Clinton me Mick Jagger (FOTOT)

December 20, 2025
Protesta e 22 Dhjetor, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet! Shqipëria do gjejë paqen kur..

Protesta e 22 Dhjetor, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet! Shqipëria do gjejë paqen kur..

December 20, 2025
PAMJET-Parandalohet ngjarja e rëndë, sërish grupe të miturish konfliktohen me thika nëpër duar: Eja pas mësimit ‘sqarohemi’

PAMJET-Parandalohet ngjarja e rëndë, sërish grupe të miturish konfliktohen me thika nëpër duar: Eja pas mësimit ‘sqarohemi’

December 20, 2025
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: Vlerësoj integritetin e prokurorëve! Rama të heqë dorë nga..

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: Vlerësoj integritetin e prokurorëve! Rama të heqë dorë nga..

December 20, 2025
Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT)

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT)

December 20, 2025
VIDEO-Adriatik Lapaj dhe mbështetës protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

VIDEO-Adriatik Lapaj dhe mbështetës protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

December 20, 2025
Shqipëria, për herë të parë me dronë, do të monitorojnë në kohë reale..

Shqipëria, për herë të parë me dronë, do të monitorojnë në kohë reale..

December 20, 2025
Megaoperacioni antidrogë në disa qytete italiane, 384 të arrestuar/ Sekuestrohen 1.4 ton lëndë narkotike, armë dhe..

Megaoperacioni antidrogë në disa qytete italiane, 384 të arrestuar/ Sekuestrohen 1.4 ton lëndë narkotike, armë dhe..

December 20, 2025
Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In