• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Armët në duart e terroristëve e krimit, Gjermani- Francë do çarmatosin Shqipërinë e Ballkanin

by Java News
26/09/2018 09:18
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nismë e përbashkët e Gjermanisë dhe Francës, në kuadër të Procesit të Berlinit, synon të mbështesë gjashtë vendet e rajonit, që deri në vitin 2025, të kenë reduktuar në mënyrë të ndjeshme tregtinë e paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta. Synimi është mjaft ambicioz po të kihet parasysh që bëhet fjalë për disa miliona armë të tilla, që janë jashtë kontrollit të autoriteteve. Raporti i fundit i Zyrës për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Europën Jug- Lindore dhe Lindore (SEESAC, South Eastern and Eastern Europe Clearing House for the Control of Small and Light Weapons) vlerëson se në Ballkanin Perëndimor ( BP) ka rreth 6 milionë armë të vogla dhe të lehta që janë në duar të popullsisë në mënyrë ilegale. Nisma franko-gjermane është miratuar nga kryeministrat e BP në samitin e Londrës në korrik dhe muajt e fundit me konferenca kombëtare në kryeqytetet e BP. Në konferencën e Tiranës, të zhvilluar ditët e fundit, përfaqësues të qeverisë gjermane dhe asaj franceze prezantuan emergjencën e vënies nën kontroll efektiv të arsenalit të armëve të vogla dhe të lehta përmes bashkëpunimit të ngushtë me qeverinë e Tiranës dhe koordinimit të donatorëve ndërkombëtarë.

Armët rrezik për sigurinë rajonale dhe atë europiane
Marcus Bleinroth, Drejtor në Drejtorinë për Kontrollin e Armëve Konvencionale pranë Ministrisë Federale Gjermane të Punëve të Jashtme tha, se qëllimi i nismës franko- gjermane është “më shumë siguri për rajonin, më shumë siguri për BE”. “Armët e përdorura në sulmin terrorist në Bataclan, në Francë, në janar 2015, e kishin origjinën nga BP. Prandaj synojmë të reduktohet në maksimum trafiku i paligjshëm i armëve të vogla dhe të lehta, të mblidhet gjithë stoku i armëve të tilla, që fenomeni të mos bëhet pengesë në procesin e pranimit të vendeve të BP në BE”, theksoi Marcus Bleinroth.

Armët në duar të organizatave terroriste dhe krimit të organizuar
Gjashtë milionë armët ilegale në BP kërcënojnë sigurinë e të gjithëve. Jean-Claude Brunet, Ambasador Special për Rrezikun nga Krimi Ndërkombëtar dhe Luftën kundër Trafikimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta, në Ministrinë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, u shpreh në konferencën e Tiranës se këto armë janë “në duar të organizatave terroriste, krimit të organizuar, ato shkaktojnë viktima të dhunës në familje dhe viktima në komunitetet e qytetarëve”.

“Nisma franko-gjermane për të mbledhur gjithë stokun e armëve të vogla dhe të lehta që zotërohen në mënyrë ilegale është novatore, pasi mbështetet në koordinimin e mbështetjes së donatorëve si NATO, BE, OSBE, OKB dhe partnerëve të ndryshëm dhe po zbatohet në frymën europiane dhe atë të bashkëpuimit mes BE dhe BP”,, theksoi Jean-Claude Brunet.

Zbatim i nismës në nivel rajonal dhe kombëtar
Nisma franko- gjermane po zbatohet në nivel rajonal dhe kombëtar. Në nivel rajonal është hartuar tanimë një udhërrëfyes me objektiva të matshme për reduktimin e tregtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta, të cilin kryetarët e shteteve të Ballkanit e kanë miratuar në Samitin e Londrës, në korrik të këtij viti. Në nivel kombëtar do të mbahen konferenca kombëtare nën kryesinë e Gjermanisë dhe Francës për të koordinuar punën e autoriteteve kombëtare me donatorët ndërkombëtare. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, i pranishëm në konferencë tha, se në Shqipëri mbledhja e stokut të armëve të vogla dhe të lehta është një emergjencë. “Hapja e depove shtetërore të armëve gjatë trazirave të vitit 1997, kalimi i armëve në duart e qytetarëve dhe të grupeve kriminale ka prodhuar në 20 vitet e fundit dhe vazhdon të prodhojë humbje jetësh dhe zhvillim të tregut të armëve”, theksoi Ministri Xhafaj. Ai bëri me dije, se në tre mujorin e parë të vitit 2019 në Shqipëri, do të ngrihet njësia qendrore e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta për të mbledhur ato që zotërohen në mënyrë ilegale. Rreth 60% e armëve të lehta dhe të vogla janë ende jashtë kontrollit në Shqipëri. DW

ma.me

Next Post
Po bënte plazh, turisti nga Rumania humbet jetën në Vlorë

Rama nxjerr videon: Ja sa turistë vizituan Shqipërinë këto 8 muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In