• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Armët e Marko Boçarit në Paris

by Java News
14/01/2018 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dr. Dorian Koçi

 

Këto armë janë pisqolla dhe shpata shqiptare e Marko Boçarit në Muzeun e Armëve ne Paris.Koburja e përdorur nga Marko Boçari është e tipit gjarpërushe e zbukuruar me argjend, ndërsa shpata  është e llojit sabre që përdorej nga kavaleritë europiane të kohës.  Koburet serme punoheshin nga armëtarët dhe argjendarët shkodranë. Dorezën e kishin si kokë gjarpri, të veshur me pafta argjendi. Ato qenë skalitur me motive bimore të stilizuara, në reliev. Tyta dhe çarku bëheshin prej hekuri. Gjatësia e tyre arrinte rreth 59 cm, ndërsa kalibri 20 mm. Koburet serme qenë prodhim i viteve 1780-1800.

Ato janë përdorur si armë brezi nga suljotët. Shpata e llojit sabre është një shpatë e kavalerisë së lehtë e përdorur në luftërat e Napolonit në Europë. Ajo përbëhej nga një dorezë që mbronte dorën, një teh të gjatë më dy presa dhe në fund me një përthyerje të fortë. Marko Boçari ka të ngjarë ta ketë përfituar në kohën kur shërbente në Ishujt Jonianë në regjimentin shqiptar “Gjuajtësit e Orientit” të formuar nga francezët e të përbërë nga shqiptarë. Regjimenti “Gjuajtësit e Orientit” ishte një regjiment i formuar kryesisht nga suliotët dhe nga shqiptarët e tjerë nga kontinenti që ofronin shërbimin tradicional të mercenarisë por edhe kishin braktisur vendet e tyre si rezultat i armiqësive që kishin pasur me pushtetin e centralizuar të Ali Pashë Tepelenës.

Në armatimin personal, qoftë të ushtarit të ushtrive feudale shqiptare, apo të çdo banori të armatosur, në shek. XVII-XIX, bënin pjesë: pushka e gjatë (karajfilja) ose pushka e shkurtër (karabina), dy pistoleta (kobure), jatagani, dy vezme, vajmbajtësja, thupra (harbia) dhe brezi i mbajtjes së armëve (silahu). Pushka e gjatë shqiptare, e cila prodhohej e zbukurohej edhe në vend, të cilën tek shumë autorë të tjerë të huaj e gjejmë të emërtuar thjesht “amautka” apo “paftalia”. Kjo armë, në fakt, ka qenë përmirësimi i mëtejshëm i pushkës me fitil, i mushketës dhe i arkebuzit, të përdorura në vendin tonë gjatë shek. XV-XVII. Me spikatjen e çarkut me goditje dhe gur stralli, rreth vitit 1630, pushka e gjatë filloi dhe vazhdoi të prodhohej nga armëtarët shqiptarë gjatë shek. XVII-XIX.

Ka të dhëna se Shkodra, si qendër e madhe tregtare dhe zejtare, qendër sanxhaku, vilajeti dhe pashallëku, me tytat e vendit dhe të jashtme, plotësonte jo vetëm nevojat e veta, por me to furnizonte edhe Prizrenin, Gjakovën, Tetovën, Elbasanin, madje ato shiteshin në Delvinë, në Grabovën e Gramshit deri në Bonila të Janinës.

Si nga ana funksionale, ashtu edhe nga paraqitja e jashtme prodhimi i armëve tregonte për një nivel të lartë tekniko-mjeshtëror të arritur në vendin tonë. Shqiptarët e Shkodrës, të Gjakovës dhe të Prizrenit janë mjeshtër të famshëm në punimin e armëve dhe të objekteve të tjera prej metali. Në Ekspozitën Universale të Parisit (1854), nga objektet që tërhoqën vëmendjen e vizitorëve të huaj ishin edhe koburet shqiptare të Janinës.

Në konkursin e Londrës (1866) po këto armë morën tituj nderi. Në Ekspozitën Univerale të Parisit (1867) figuronin armë dhe disa punime filigrani të prodhuara nga punishtet e Prizrenit, të cilat nuk qëndronin më poshtë nga ato të punonjësve më të kualifikuar të Evropës. Ndërsa në Ekspozitën Universale të Cikagos (1894) ishte vendosur edhe një martinë e punuar me mjeshtëri të hollë nga dora e një armëtari të talentuar nga Tetova.

Next Post
At Dhimitri  në Fier rikthen debatin për fenë e Skënderbeut: Ai ishte ortodoks!

At Dhimitri në Fier rikthen debatin për fenë e Skënderbeut: Ai ishte ortodoks!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In