Kombëtarja shqiptare është favorite për të mposhtur Armeninë, në ndeshjen e fundit të eliminatoreve për Euro 2016.
Fitorja e ekipit kuqezi ka koeficient 2.25, ndërsa suksesi i vendasve ka kuotën 3.40. Ndërsa, barazimi ka koeficentin 3.09.
Kombëtares i duhet një fitore për tu renditur në vendin e dytë që e çon direkt në finalet e Europianit, që do të ishte një debutim. Shqipëria e vështirësoi punën duke humbur 0 – 2 me Serbinë të enjten në Elbasan.
Megjithatë matematikisht ekipi i drejtuar nga Gianni De Biasi është ende në garë për vendin e dytë, në rast të kundërt do të bëjë tentativën e fundit muajin e ardhshëm në takimet play off.