• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Armëmbajtja pa leje, Kushtetuesja rrëzon nenet për dënimin 7 deri në 15 vite

by A R
19/12/2015 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë për shtimin e masës së dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje. Trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, ka njoftuar se me vendimin e datës 10 dhjetor ka vendosur të shfuqizoi ndryshimet e bëra gjatë vitit 2013 e 2014 nga qeveria, e cila rriti marzhin e dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje.

Sipas vendimit, shfuqizohet neni 278 i Kodit Penal, konkretisht paragrafi 5 dhe 6 i ndryshuar e shtuar me ligjin e miratuar në Kuvend me Nr. 144 të vitit 2013 dhe me ligjin Nr. 98 të vitit 2014. Sipas këtyre dispozitave, që tashmë u shfuqizuan parashikohej se çdo person që arrestohet për armëmbajtje pa leje rrezikonte një dënim nga 7 deri 15 vjet burg. Ky marzh i lartë i dënimit, thuhet në vendim, është antikushtetues dhe për këtë fakt shfuqizohet­raporton ABC.

Gjithashtu edhe pika 6 e këtij neni shfuqizohet, pasi ishte parashikuar një marzh të lartë dënimi nga 15 deri 20 vjet burg, në rastet kur personat arrestohen me më shumë se një armë apo janë edhe përsëritës të kësaj vepre penale. Edhe ky paragraf sipas Gjykatës Kushtetuese, shfuqizohet pasi bie ndesh me nenin 17 të Kushtetutës, ku parashikohet ndër të tjera se “Kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që ka diktuar atë”. Argumentet më të hollësishme që ka dhënë Gjykata Kushtetuese për rastin në fjalë pritet të zbardhen me publikimin e vendimit të arsyetuar.

Me zbardhjen e këtij vendimi, ai hy menjëherë në fuqi çka mbetet në vazhdim marzhi i dënimit siç ka qenë i parashikuar në Kodin e vjetër para ndryshimit të 2013 e 2014, ku për rastet e armëmbajtje pa leje personi rrezikon një dënim nga gjoba deri në 7 vjet burg. Gjithashtu bazuar në këtë vendim të cilësuar si antikushtetuese, i lind e drejta çdo personi të dënuar me ndryshimet e reja, të kërkoi rigjykimin e tij për shkak se është dënuar me një vepër penale, që është shpall antikushtetuese.

Ndryshimet e marzhit të dënimeve në Kodin Penal për rastet e armëmbajtjes pa leje, u bënë menjëherë pas ndryshimit të qeverisë me propozim të ministrit të Brendshëm, me argumentin se do të ulë kriminalitetin në vend.

Next Post

Vdekja e foshnjës, PBDNJ: Dënojmë neglizhencën e autoriteteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In