Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Greqi, ku të plagosur kanë mbetur tre persona ndërsa në pranga janë vënë 40 persona.
Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregojnë se si vendi para stadiumit në Alexandras Avenue është i mbushur me gëzhojat.
Policia ndodhet në vendngjarje, teksa ka rrethuar të gjithë zonën.