• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Armë e drogë në Tiranë, pranga djalit të dëshmitarit të dosjes “Hajdari”

by A R
13/07/2017 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e kryeqytetit ka zhvilluar një operacion antidrogë, ndërsa janë sekuestruar 3 armë pa leje dhe rreth 60 kilogram kanabis. Në pranga janë vendosur Siçiljan Çakraj, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë si dhe Bujar Rryta, 54 vjeç,e banues në Larushk, Krujë.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Siçiljan Çakraj është i biri i Petrit Çakrajt, dëshmitar në dosjen e Azem Hajdarit. Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim B. Rr, 28 vjeç, lindur dhe banues në Krujë. Ata u ndaluan teksa leviznin me automjetin fuoristradë të markës KIA me targa AA 166 PP.

Njoftimi i policise:
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Narkotiket dhe Seksioni për Operacionet Sepeciale, në D.V.P.Tiranë, u finalizua me sukses operacioni antidrogë “NDJEKJA”.
Pas një pune intensive është arritur të dokumetohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 280 të K.Penal, për shtetasit e mëposhtëm:
Siçiljan Çakraj, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Bujar Rryta, 54 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Larushk Krujë .
Gjithashtu është bërë dhe shpallja në kërkim policor e shtetasit:
B. Rr, 28 vjeç, lindur dhe banues ne Larushk rrethi Kruje.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku rezultonte se shtetasit Siçiljan Çakraj dhe B. Rr., kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit Canabis Sativa në sasira të mëdha në zona të ndryshme të Tiranës.
Mbi bazën e informacioneve të mara është organizuar shërbim me qëllim kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve gjatë ushtrimit te aktivitetit kriminal dhe konkretisht më datë 13.07.2017, shtetasit e mesipërm janë konstatuar bashkë në rrugën Teodor Keko (unaza e re Tirane), duke levizur me automjetin fuoristradë të markës KIA me targa AA 166 PP, ku janë konstatuar duke levizur në drejtim të Kamzës, e më pas në fshatin Larushk në afërsi të banesës së shtetasit Bujar Rryta, ku dyshohej se strehonin lëndën narkotike, duke u kthyer përsëri në Tiranë.
Në vendin e quajtur Pallati me shigjeta, është bërë ndalimi dhe kontrolli i shtetasit Siçiljan Çakrajt, ku gjatë kontrollit në xhepin e pantallonave ju gjet një sasi lënde bimore e dyshuar narkotike cannabis sativa e cila rezultoi e pëshë 4.6 gramë.
Po gjatë operacionit në ambjentet e banesës së shtetasit Bujar Rryta, në fshatin Larushk, u gjeten tre fuçi plastike të mbushura me lëndë bimore si dhe një qese e zezë e mbushur me lendë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa, ku pas peshimit rezultoi se sasia e lëndës narkotike në total ishte 60 kilogramë, si dhe tre amrë gjahu.
Gjatë ndërhyrjes shtetasi B. Rr,, ka arritur ti shmanget kapjes së Policisë, por është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Në kuadër të opercionit “NDJEKJA”, këtyre shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e meposhtme :
60 kilogramë lendë e dyshuar cannabis sattiva, 3 aparate celularë të markave të ndryshme, 1 automjet si dhe 3 armë gjahu të markave të ndryshme.
Materialet në ngarkim të shtetasëve të mësipërm do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në beshkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 280 i Kodit Penal. /b.d

Next Post
Ibrahimoviç provokon: “Do ketë një njoftim të madh së shpejti”

Ibrahimoviç provokon: “Do ketë një njoftim të madh së shpejti”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Plumbi i artë”, Henrik Hoxha i përgjigjet avokatit: Porosia ishte 150 mijë euro, unë mora 10 në fillim

“Plumbi i artë”, Henrik Hoxha i përgjigjet avokatit: Porosia ishte 150 mijë euro, unë mora 10 në fillim

February 12, 2026
VIDEO / Terrorizoi bankën në Tiranë me armë, momenti kur autori nga Gramsi prangoset nga Policia

VIDEO / Terrorizoi bankën në Tiranë me armë, momenti kur autori nga Gramsi prangoset nga Policia

February 12, 2026
Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

February 12, 2026
Mes frikës dhe izolimit, sot në Shqipëri ka 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

Mes frikës dhe izolimit, sot në Shqipëri ka 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

February 12, 2026
“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

February 12, 2026
Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

February 12, 2026
LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

February 12, 2026
Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

“Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë”, Agron Malaj thyen heshtjen: Në 21 Janar, përgjegjës Berisha

February 12, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

February 12, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In