Policia Kufitare e Shqipërisë ka arrestuar ditën e sotme një shtetas nga Kosova në pikën kufitare të Morinës.
Mësohet se shtetasi kosovar është kapur në vijën e dytë të kufirit me 3 armë tip, pistoletë.
Shtetasi nga Kosova është arrestuar dhe është duke u mbajtur për verifikim, ndërsa makina e tij i është nënshtruar një kontrolli të imtesishëm në skanerin pranë pikës kufitare të Morinës.
a.ç










