Peter Robinson dorëzoi sot zyrtarisht postin e kryeministrit të Irlandës së Veriut për t’ia lënë vendin ministres së Financave, Arlene Foster, në funksion të zgjedhjeve rajonale që do të mbahen në muajin maj.
“Jam shumë krenare për të qenë gruaja e parë që marr këtë post që prej krijimit të Irlandës së Veriut, prej rreth një shekulli”, deklaroi Arlene Foster, 45 vjeçe dhe mama e tre fëmijëve, para parlamentit irlandezo-verior.
Ky zëvendësim nuk është një e papritur pasi Foster u zgjodh në fund të muajit dhjetor në krye të Partisë Unioniste Demokrate (DUP) në vend të Robinsonit.
Ky i fundit, 67 vjeç, kishte njoftuar në mes të muajit nëntor dorëheqjen nga qeveria e DUP-it. Ai mbante postin e kryeministrit që prej vitit 2008.