• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arkivolet e viktimave të Srebrenicës vendosen në Qendrën e Potoçarit

by Aalison Pearse Stevens
10/07/2016 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Qendrën Memoriale Potocari, të shtunën në mbrëmje nga Qendra Komemorative e Visokos, ka arritur kolona me eshtrat e 127 boshnjakëve të identifikuar nga Srebrenica.

Vaji me dënesje i nënave, të afërmve dhe miqve të të vrarëve, prishi qetësinë e 9 korrikut në Qendrën Memoriale të Potoçarit.

Në mesin e viktimave të gjenocidit, që do të varrosen me 11 korrik, më i riu një djalë 14 vjeç ndërkaq më e moshuara një viktimë 96 vjeçe.

“Pas 21 vjet pritjeje, kam gjetur djalin Farukun. Janë momente të rënda, por ka edhe nëna që kanë vdekur dhe që nuk kanë arritur të mësojnë të vërtetën për më të dashurit, që nuk kanë arritur në mënyrë të dinjitetshme të varrosin të birin”

“Kam pasur vetëm dy dëshira – të gjejë eshtrat e djalit dhe të shkojë në haxh. Të dyja më janë përmbushur brenda 15 ditësh. Kam paguar pak kohë më parë udhëtimin për në haxh dhe pas disa ditësh kam mësuar se djalin e kanë gjetur dhe është identifikuar. Përpara kësaj kam varrosur katër djemtë e kunatës. Ajo vdiq dhe nuk arriti që t’i varroste”, thotë Bida Osmanoviq.

Imami kryesor i Srebrenicës, Damir Efendi Peshtaliq, thotë se janë ditë të rënda për të gjithë.

“Shoh se si nënat me lot në sy dhe me padurim presin që të ‘takohen’ me bijtë e tyre. Çdo ditë në Srebrenicë është e këtillë. Çdo ditë presim, kërkojmë, dhe kur vjen 11 korriku e kur nënat varrosin bijtë, ndjehemi më rahat sepse nënat e dinë se ku i kanë fëmijët e tyre dhe ku mund të vijnë e të luten për ta”, thotë Damir ef. Peshtaliq.

Arkivolet (tabutet) me eshtrat e të identifikuarve do të mbesin në sallën e ish Fabrikës së baterive, ndërkaq të dielën në mbrëmje, do të zhvendosen në oborrin e Qendrës Memoriale, ku do të qëndrojnë deri në përfundimin e funeralit kolektiv më 11 korrik, përgatiti REL. (b.an)

Next Post

“Dua të të bëj të lumtur”, destinacioni i ri i Arbanës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In