Graham Greene dhe Jorge Luis Borges ishin kandidatë seriozë për çmimin “Nobel” për letërsi në vitin 1967, dëshmohet në dokumentet arkivore të atij viti, që janë hapur tash, shkruan “Koha Ditore”.
Nominimet për çmimin “Nobel” bëhen të ditura vetëm 50 vjet pasi që ndahet çmimi.
Dokumentet e vitit 1967 zbulojnë se intrigat që ekzistuan midis komitetit të “Nobelit”, kur laureat u shpall Miguel Angel Asturias, me motivacionin për “prurjet e tij të gjalla në letërsi, e rrënjosur thellë në tiparet dhe traditat kombëtare të indianëve të Amerikës Latine”. (b.an)