• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arkitekti gjerman i parkut: E pamendueshme të protestosh për këndin e lojrave për fëmijë

by Aalison Pearse Stevens
22/02/2016 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas debateve të shumta që kanë shoqëruar ndërtimin e Parkut të Lojërave për Fëmijë tek Liqeni Artificial, arkitekti dhe njëri ndër ideuesit e tij, Peter Wilson shpjegon më saktë se për çfarë bëhet fjalë. Ai thekson se parku do të jetë 50 përqind më i madh se tani, ndërsa do të ketë edhe një urë përmes liqenit.

“Vendndodhja e tij është zgjedhja ime dhe unë jam ai që e ka zhvilluar panoramën e zgjeruar të këtij parku. Parku i Tiranës do të jetë më fantastiku që mund të imagjinoni. Ai do të jetë 50% më i madh se aktuali, do të ketë pjesë me ujë të freskët për njerëzit që do të ecin aty, do të ketë ambjente sportive dhe një urë përmes liqenit për njerëzit që duan të shkojnë tek ambientet sportive. Ashtu siç kemi bërë edhe këtu në Korçë, korsi për të vrapuar  dhe korsi për biçikleta”, shpjegon Wilson.

Më tej ai thotë se ky park do t’i japë Tiranës një aset të jashtëzakonshëm.

“Po unë jam arkitekti i këtij projekti skandaloz, por nuk është një projekt skandaloz. Është një projekt që i jep Tiranës një aset të jashtëzakonshëm. Mendoj se çfarë duhet për projektet e reja në qytete nuk është një publik kritik, por një publik kurioz, një publik që pyet çfarë është kjo apo çfarë mund të bëj këtu në të ardhmen që s’mund ta bëj tani”, u shpreh arkitekti gjerman.  

Ndërsa debatet e fundit për parkun Piter Wilson i komenton kështu:

 “Jam shumë i surprizuar që dëgjoj rreth gjithë këtyre diskutimeve në gazeta për Këndin e Lojërave për fëmije. Sipas meje, nuk mund ta imagjinoj se banorët e ndonjë qyteti mund të protestojnë kundër një këndi lojërash për fëmijë. Fëmijët janë e ardhmja. Nëse nuk mund të bëjmë gjë për fëmijët, për kë duhet të bëjmë gjëra? Dhe ka një çështje rreth vendndodhjes së këndit të lojërave. Këndi i lojërave për fëmijët është në mes të parkut. Ne nuk duam t’i vendosim fëmijët në një anë të parkut dhe t’i çojmë ata aty, a thua se ata janë të parëndësishëm. Fëmijët duhet të  jenë qendra e ambicies sonë dhe qendra e jetës sonë”.

Arkitekti thotë së është frymëzuar për ta bërë këtu parkun pikërisht prej asaj çfarë ofron aktualisht Liqeni Artificial, panoramë të mrekullueshme dhe një numër i madh njerëzish që zgjedhin atë për aktivitetet e tyre sportive.

“Kjo është shumë e rëndësishme. Unë u surprizova shumë në Tiranë, kur një ditë u zgjova herët dhe pashë shumë njerëz që vraponin pranë parkut aktual të liqenit dhe mendoj se kjo është një kulturë shumë e shëndetshme ushtrimi këtu në Shqipëri. Ky numër kaq i lartë njerëzish që vrapojnë në mëngjes është shumë i pazakontë në qytete të tjera   evropiane. Por mendoj si vendi i vetëm ku zhvillohen këto ushtrime fizike në këtë park, duhet zgjeruar mundësia për të dhënë më shumë korsi për vrap apo më shumë korsi për biçikletat”, tha Wilson.

Projekti i Parkut të Lojërave të Fëmijëve tek Liqeni  Artificial është parashikuar për të përfunduar brenda katër muajve nga nisja e punimeve, të cilat aktualisht po pengohen prej një grup qytetarësh të mbështetur nga PD, të cilët nuk duan një park për fëmijët tek liqeni, pasi sipas tyre ajo që po ndodh është prerja e pemëve dhe se po bëhet për interesa klienteliste.  

Next Post

Treshja nga Brukseli urgjent në Shkup për të bindur Gruevskin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In