• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arkeologët: Gjetëm gjurmë nga pallatet mbretërore të Agronit e Teutës

by Java News
31/01/2017 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Zbulime të reja arkeologjike nga të gjitha trevat shqiptare”, është kryefjala e konferencës që ka bërë bashkë në Akademinë e Shkencave arkeologë, historianë e studiues nga të gjitha trevat shqiptare.

“Zbulimet e fundit që ne po shpalosim sot vijnë nga prehistoria. Po bëjmë datime nëpërmjet një teknologjie shumë të avancuar për jetën e hershme të shumë vendbanimeve të Korçës, që kanë lëvizje deri në 1.000 vite diferencë me ato që ne kemi njohur deri më sot.

Po ashtu kemi kërkimet e reja në liqenin e Prespës dhe të Ohrit”, ka thënë Luan Përzhita, drejtor i Muzeut Arkeologjik në Tiranë. “Edhe në territorin e Kosovës kemi një sërë gërmimesh të reja, që çdo ditë e më tepër po japin një panoramë krejt të re të asaj që ne njohim. E kam fjalën për Ulpianën.

Ka zbulime spektakolare që lidhen me bazilikat paleokristiane dhe bapstiste të shek VI, duke sjellë një kontribut tejet të ri jo vetëm për arkeologjinë e Kosovës, por edhe për Ballkanin”, tha tutje Përzhita. Zhvillime të reja vijnë edhe nga fjala e fundit e teknologjisë për të sjellë në 3D sitet arkeologjike.

“Kemi një teknologji të re që po e zhvillojmë tani për kthimin në 3D të të gjitha monumenteve që ndodhen në qytetet antike, siç kemi nisur me Universitetin Politeknik të Barit në Bylis, ku dora-dorës do të kthejmë në 3D të gjitha monumentet me qëllimin që vizitori të ballafaqohet me mënyrën sesi ka qenë dikur ky monument, e jo të shikojë thjesht një rrënojë, e cila për atë flet shumë pak”, tha më tej Përzhita, raporton Top Channel.

Zbulime të reja janë bërë edhe në zonën pranë Kotorrit, në Malin e Zi, ku arkeologët pretendojnë se janë gjetur gjurmë nga pallatet mbretërore të Agronit e Teutës. (b.an)

Next Post
“Faktori Trump”, Merkel më shumë mundësi për t’u rizgjedhur kancelare

“Faktori Trump”, Merkel më shumë mundësi për t'u rizgjedhur kancelare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In