• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arjan Vasjari/ Shqetësimi i opozitës nuk janë deputetët “e blerë”

by A R
21/06/2016 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arjan VASJARI

Parimisht, Lulzim Basha do të kishte të drejtë të ndjehej i shqetësuar nëse reforma në drejtësi do të kalonte pa marrë parasysh pretendimet e tij. Çdo udhëheqës politik do të kishte të drejtë në këtë kuptim. Mirëpo,po perceptohet rëndom se, shqetësimi kryesor i Lulzim Bashë nuk është nëse reforma do kalojë duke shpërfillur tezat e tij, por nëse ajo do të kalojë përmes votave “të trafikuara”, apo “të blera nga mafia” siç i quan ai. Thënë ndryshe, drejtuesi i opozitës ka sigurinë se, mazhoranca nuk ka votat për ta kaluar reformën por, nuk ka garancinë se, ato vota nuk do të shkojnë nga rradhët e grupimit të tij. Në emër të kësaj paqartësie ai ka kërcënuar në ligjëratë të drejtë se “do përvëlohet parlamenti nëse blihet qoftë edhe një mandat i vetëm opozitar”. Duke prezumuar se, Lulzim Basha nuk është piroman për nga natyra, le të përpiqemi të shpjegojmë pse shqetësimi i tij jo vetëm nuk përligjet në aspektin kushtetues por, edhe nuk qëndron ne terma të logjikës  politike.

Lulzim Basha është krejt i lirë të zgjedhë instrumentat e tij të reagimit  nëse “blihet” ndonjë deputet i partisë që drejton por, duket tepri e madhe politiko-kushtetuese të thuash se “do përvëlojë parlamentin” pra, do djegë të gjitha mandatet. Aq më tepër që kërcënimi vjen prej atij që, me shumë të drejtë, në ligjërimin e e tij e trajton kushtetutën si bibla e gjithë jetës politiko-sociale. Bukur! Mirëpo kushtetuta është mjaft e qartë kur nënvizon, “Deputetët përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues”. Që do të thotë se, mandati i ligjvënësit është, në thelb, vetëm një kontratë politike mes tij dhe elektorit. Ky është një parim universal dhe një normë që gjendet në të gjitha kushtetutat liberale (në mos gaboj vetëm Portugalia nga shtetet e BE, e njeh mandatin detyrues.) Në parim, mandati i deputetit i shmanget çdo imperativi politik i cili, është kushtetueshmërisht i ndaluar. Nëse do të pranonim këtë logjikë, do të mjaftonte vetëm një deputet në sallën e parlamentit që votonte linjën politike të partisë dhe me kaq mbyllej historia. Por, përtej kritikës kushtetuese mbi qëndrimin e Lulzim Bashës, kërcënimi i tij zbulon edhe një koncept totalitar që ai ka për parlamentin si një garnizon homogjen numrash dhe rreshtash që nuk lejohet të prishen. Nëse kjo ndodh atëhere, “përvëlim” i mandateve! Mirëpo kujdes: kultura e mandatit detyrues që shfaq padashur Lulzim Basha kur kërcënon, është në kundërshtim flagrant me rekomandimin e Komisionit të Venecias të 2004! Po, po i Komisionit të Venecias që aq shumë dëshirë ka zoti Basha ta kujtojë! Pra, që ta marrim vesh, cilës “Venecia” i referohet sot e gjithë ditën kryetari i PD-së?

Në terma të logjikës politike, shqetësimi i Lulzim Bashës për kalimin e reformës në drejtësi me “vota të blera” qëndron edhe më pak. Para së gjithash, që të kalojë reforma, duhen aritmetikisht edhe  tetë apo nëntë deputetë. Deri më sot, lista e “renegatëve” teorikë që përfliten lartë e poshtë është shumë më e vogël, pra Basha nuk ka arsye të trembet. Nga ana tjetër, kur kryetari i opozitës akuzon për “blerje të deputetëve nga paratë e mafias”, rrëshket në një non sens. Së pari, një deputet që blihet nga paratë e mafias nuk ka ç’i duhet opozitës. Së dyti, nuk besoj se është vetëm mazhoranca fajtore pse “blen” dikë për të arritur një qëllim politik. Fajtore është mbi të gjitha opozita sepse: 1- i ka ofruar shoqërisë për ta përfaqësuar një individ të korruptuar që shitet dhe blihet, dhe për këtë opozita duhet të kërkojë ndjesë;2-opozita braktiset nga deputetët e saj sepse nuk është politikisht atraktive dhe nuk ofron besim se nesër mund të vijë në pushtet.

Atëhere lind pyetja: cili është shqetësimi i vërtetë i opozitës? Cfarë e trëmb atë? Meqënëse nuk ka asnjë rrezik që hemoragjia e “ tradhëtarëve” të jetë e tillë sa të plotësojë numrin e nevojshëm për të kaluar reformën, arsyeja reale e kërcënimit të Lulzim Bashës është tjetër. Ajo nuk lidhet me frikën se, reforma mund të kalojë për shkak se dikush prej saj do shtojë numrin e mazhorancës. Jo! Opozitën e tremb mungesa e saj. Opozita ka frikë nga mosprania e saj ditën kur reforma votohet në parlament, pavarësisht se është e bindur se numrat nuk egzistojnë. “Deputetët e blerë nga paratë e vjedhura të mafias” është vetëm didaskalia e vendosur në dritaren e politikës sot për të maskuar vendet bosh në parlamentin e datës 15 korrik. Lulzim Basha ka frikë se ajo çfarë do ulërasë më shumë atë ditë nuk do jetë dështimi i reformës por, vendet bosh të opozitës në parlament. Ai e di mirë se mungesa do të jetë kryqi i tmerrshëm që partia e tij nuk e ngre dot. Por, çështje e tij! Sigurisht, ka prej atyre që me të drejtë mund të pyesin: po nëse deputetet e “blerë” do jenë aq sa i duhen reformës cfarë duhet të ndodhë? Shumë e thjeshtë! E kundërta e asaj që thotë Lulzim Basha: nëse kjo ndodh atëhere, ajo cfarë duhet të shkrihet nuk është parlamenti por, opozita!

Next Post

PROJEKTI I BE/ Tunel në veri të Mitrovicës

Comments 2

  1. Krist says:
    9 years ago

    Zoti Vasjar,meqe e njihke mire Venecian,e sidomos ate te vitit 2004,te rekomandoj te mesosh komplet rekomandimet e Venecias dhe te kerkosh zbatimin e tyre,per reformen ne drejtesi,dhe jo te permendesh ato pika,te vecanta qe te interesojne ty.

    Reply
  2. Kris says:
    9 years ago

    Respekte Z. Vasjari! Jeni nje nga analistet me te qarte dhe te kthjellet! Nuk jeni i shitur si shume nga gazetaret dhe aanalistet mercenare shqiptare! Nje gje eshte e qarte qe -Berisha duhet te largohet dhe PD te riorganizohet! Te habit fakti qe kriminelet ne PD vetem flasin per “krimet qe bejne njerezit qe ka emruar Rama”! Si mundet qe PD te pranoje Reformen?! Te presim dhe shohim duke u lutur qe me ne fund shteti i te drejtes te vendoset ne Shqiperi! Me Ramen pa Meten apo Berishen dhe Lulin! Shqiperise i duhet shtet!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

December 8, 2025
Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

December 8, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 8, 2025
“Mos të kruhen kot”/ Ceka: Akademia e Studimeve Albanologjike ishte kthyer vend qokash e interesash. Qeveria bëri mirë që…!

“Duhet një shkollë politike që…” / Ceka: Parlamenti është kthyer në ‘estradë’, me aktorë nga PS dhe duartrokitës nga PD!

December 8, 2025
Dashnor Sula bën premtimin: Nëse Berisha e mund Ramën në 11 Maj, do t’i puth këmbët

VIDEO-“Rama me mentalitet të përparuar! S’do qaj pas derës së Berishës, PD më përzuri”/ Dash Sula: Kam marrë oferta për t’u bërë..

December 8, 2025
“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

PD i mbeti Berisha, nostalgjia për vitin ’90 e pushtetin që s’vjen më

December 8, 2025
VIDEO-Pamjet e shtëpisë së Big Brother VIP/ Arjan Curri, Shpat Kasapi dhe Arbenita banorë? E zbulon moderatori

Big Brother VIP 5/ “E ardhmja është e shkruar…”-Zbulohet data e nisjes dhe moderatori i këtij “Reality Show”

December 8, 2025
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Ben Blushi rikujton 9 dhjetorin e ’90-s: Do isha o i alkoolizuar ose në burg! Protesta e studentëve, këpucët mbeten në baltë si…

December 8, 2025
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

“Berisha ia ‘preu kokën maces’ që në fillim”/ Lëvizja e Salianjit, Alibeaj: PD parti private!

December 8, 2025
Greqi/ Përshkallëzohet dhunshëm situata! Përmbysin makinën e policisë, fermerët depërtojnë në pistën e aeroportit në Kretë

Greqi/ Përshkallëzohet dhunshëm situata! Përmbysin makinën e policisë, fermerët depërtojnë në pistën e aeroportit në Kretë

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In