• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma po bie

by Arjan Vasjari
16/06/2016 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arjan Vasjari

EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Kemi mbërritur në një pikë të tillë me reformën në drejtësi ku askujt nuk i lejohet më të ketë iluzione. Të ketë shpresë, ndoshta, edhe më pak. Paradoksalisht, palët janë shumë më larg sot se ç’ishin tre, pesë, tetë apo tetëmbëdhjetë muaj më parë. Madje ato janë shumë më larg edhe se ç’ishin pa filluar ende reforma sepse, sot, pretendohet haptazi ajo që, tetëmbëdhjetë muaj më parë as nuk fantazohej: sanksionimi në kushtetutë i kontrollit partitokratik mbi drejtësinë. Pra, do të ishte mashtrim publik nëse do vijonim me doktrinën e republikës optimiste ku lejohet që edhe të zezës t’i thuhet e bardhë. Jo! Le ta themi hapur: reforma në drejtësi po bie!

Po bie sepse, nuk është shterruar vetëm koha por, mbi të gjitha është shterruar përfundimisht logjika e debatit mbi reformën. Përgjatë tetëmbëdhjetë muajve është thënë gjithshka, debatuar mbi gjithshka, arsyetuar rreth gjithshkaje por, gjithshka paska lëvizur në vakum sepse, reforma paska qenë vetëm dicka: a do ta kontrollojnë partitë sistemin e drejtësisë apo jo. Kaq, asgjë më shumë! Gjthshka tjetër, qoftë koorporativizmi, qoftë fraksionimi i tepërt i sistemit, qoftë Byroja Kombëtare e Hetimit, qoftë 3/5 apo 2/3 apo qoftë edhe vetingu paskan qenë gjepura periferike që nuk kanë pasur lidhje me thelbin logjik të pretendimeve politike mbi reformën. Sot, debati ka degjeneruar tek pranimi ose jo, i rekomandimit të famshëm 88 sipas së cilit, partitë legjitimohen të ndajnë mes tyre qeverisjen e sistemit të drejtësisë. Mirëpo, pikërisht kjo e zhvesh nga kuptimi vazhdimin e debatit rreth reformës ngaqë, rekomandimi 88 ka qenë themeli i sistemit tonë të drejtësisë për 25 vjetë dhe logjika nuk është a do pranohet por, a do “hiqet” ai rekomandim.

Reforma po bie sepse, fatalisht mes palëve nuk ka më ndërmjetës. Institucioni i pazëvendësueshëm i ndërmjetësit ka rënë! Megjithë cehret e ngysura pas cdo takimi, ambasadorët ngeleshin shpresa e fundit se palët do mund të gjenin gjuhën. Në këtë kuptim, takimi Rama-Basha ishte epilogu dramatik i reformës jo aq prej bilancit të takimit i cili dihej që në fillim, sesa prej faktit se u realizua pa ndërmjetës. Takimi i vuri kapakun cdo hapsire konvergimi mes palëve mbi reformën sepse, vec të tjerash, bëri të pakuptimtë përfshirjen e mëtejshme të ambasadorëve në këtë proces. Këtë më shumë se të gjithë e kuptuan vetë ambasadorët kur, pa asnjë kompleks prej statusit të tyre diplomatik, identifikuan me emër përgjegjësit e këtij dështimi demokracie duke larë duart njëherë e mirë me reformën. A ka më kuptim që ambasadori Lu të shkojë në zyrën e Lulzim Bashës apo Edi Ramës për të ndërmjetësuar një zgjidhje që, sipas takimit të tyre, tashmë nuk egziston? Dicka të përfaërt mund ta bëjë Ilir Meta por, ajo cfarë bënë ai ka një emër tjetër dhe nuk quhet ndërmjetësim…

Shenja tjetër që reforma po bie është se, ajo po shkon në seancë plenare. Kultura politike e para dhe aritmetika parlamentare e dyta e kanë dënuar reformën. Kur Lulzim Basha deklaron se djeg të gjitha mandatet nëse dikush shkon në parlament, parlamentarizmi ka marrë fund sepse është asgjesuar dinjiteti i ligjvënësit. Deputetët e opozitës kanë gjithë të drejtën e tyre të ligjshme të mos shkojnë në parlament për ta votuar reformën në drejtësi por ajo duhet të jetë vendimarrje që buron nga vetëdija dhe jo nga pengmarrja. Por është e kotë të flasësh për tematika të panjohura për ata. Aq më pak të besosh tek gjërat e pamundura. Aspirata mistike e eurekës nuk vlen për garnizonin politik që quhet PD. Kështu që, deputetët e keqkuptuar të saj, duam s’duam, janë aritmetika që e rrëzon përdhe’ reformën.

Për ta mbyllur, reforma po bie sepse Lulzim Basha kërkon të legjitimohet me kushtetutë qeverisja politike e sistemit të drejtësisë. Edi Rama, nuk e pranon këtë. Pra, reforma bie. Ka dy alternativa të fundme: e para, Edi Rama të pranojë versionin e Lulëzim Bashës për një reformë ku drejtësia të qeveriset nga politika. Por, ne këtë e kemi, kështu që nuk mund të flasim për reformë. E dyta, Lulzim Basha të braktisë versionin e qeverisjes politike të sistemit të drejtësisë. Por, e thamë që në fillim që iluzionet nuk lejohen…

Ja pse reforma po bie!

Next Post

Shqiptarët që grabitën miliona në vilën e presidentit të Juventusit, planifikonin goditje të tjera

Comments 1

  1. skraparlli jo si meta says:
    10 years ago

    reforma po bie sepse meta nuk e do ate. po ta donte, 94 vota beheshin per nje jave pro draftit te brukselit dhe uashingtonit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

April 5, 2026
Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In